Publiku maqedonas përsëri është shokuar nga portali Dokaz.mk i njohur pas seksizmit dhe mizogjinisë, në të cilin me tituj senzacionalë, tentojnë në mënyrë të pashembullt seksualisht të diskreditojnë gratë. Shkrimet në portal janë plot me stereotipe evidente dhe narracione diskriminuese që kanë të bëjnë me gjininë femërore. Dokaz.mk regullisht publikon përmbajtje  në të cilat i seksualizon, përqesh dhe/ose ofendon gratë nga sfera publike në bazë gjinore, kurse gazetarja Mirosllava Burns është një nga viktimat e këtij „portali“, e cila pasi që bëri thirrje t’i kërkohet falje dhe publikisht të tërhiqet teksti i Dokaz.mk, në të cilin qëndrojnë një sërë shpifjesh dhe ofendime, si përgjigje fitoi tekst të rri me përmbajtje akoma më problematike.

Kjo është në kundërshtim me principet për hulumtim gazetaresk. Gazetarët dhe mediat nuk guxojnë të transmetojnë informata të pakontrolluara, me të cilat kërcënohen të drejtat dhe liritë njerëzore. Shkrimet e këtilla paraqesin diskriminim gjinor, përhapje të mizogjinisë dhe seksizmit.

Ekipi i F2N2 ka regjistruar disa artikuj me shkrime joprofesionale, ofenduese dhe diskriminuese për gazetaren Mirosllava Burns në internet portalin Dokaz.mk, të publikuara më:18.05.2020 dhe 19.05.2020.

Këto tekste janë shkruar në stil thashethemesh dhe shihet se kanë për qëllim të njollosin personalitetin e gazetares Burns, kuse jo që të tregohet ndonjë keqpërdorim që eventualisht gazetarja ka kryer. Çdo tekst në veçanti është më skandaloz nga tjetri, dhe mund të shihet se janë shkruar në varg, si përgjigje ose hakmarrje për diçka.

Përveç kolegëve të Burns, reaguan dhe aktivistë të tjerë në mediat sociale, të cilët dukshëm janë neveritur nga tekstet dhe u bëjnë thirrje organeve kompetente të reagojnë.

Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Medial (SPGMpublikisht i dënoi ofendimet dhe shpifjet drejt koleges së tyre Mirosllava Burns. Në njoftimin e tyre qëndron se:

„Çfarëdo shpifjesh dhe ofendimesh të këtij lloji janë të papranueshme, e sidomos janë të papranueshme në debatin publik, përdryshe kur shfaqen si reagim i një teksti të punuar dhe realizuar në mënyrë profesionale nga ana e koleges tonë. Vlerësojmë se duhet të vihet fund kohës kur në fakte dhe argumente jepet përgjigjet me diskualifikime personale, kurse në këtë rast kjo nuk është ngritur as në këtë nivel, jo në „gjuhë rruge“, por në konstruktime monstruoze të cilat as nga larg nuk kanë lidhje me tekstin për të cilin reagohet.“

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë(SHGM) në Fejsbuk faqen e tyre gjithashtu dënoi gjuhën e urrejtjes, duke theksuar:

„Ofendimet në bazë personale, gjuha seksiste dhe gjuha e cila përmban elemente të nënçmimit drejt gazetarëve janë të papranueshme. Mbështetje të plotë për kolegen Miroslava Byrns dhe i bashkohemi dënimit të SPGM.“

Jemi dëshmitarë se disa media po përforcojnë stereotipet gjinore, të cilat drejtpërdrejtë sjellin në seksizëm dhe diskriminim. Mizogjinia e paturpshme mund të haset në komentet e komentatorëve medial të caktuar dhe gjatë prezantimit të grave në televizion, në filme, muzikë dhe media të tjera.

Ekipi i F2N2, dënon ashpër këto tekste të cilat janë nën gjithë standardet dhe përkujton se gazetarët dhe mediat nuk duhet të transmetojnë informata të pakontrolluara, me të cilat kërcënohen të drejtat dhe liritë njerëzore. Shkrimet e këtilla paraqesin diskriminim gjinor, përhapje të mizogjinisë, gjuhë të urrejtjes dhe seksizëm.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2023 F2N2.