Atë pasdite, 30 prill të vitit 1945, derisa Ushtria e Kuqe hyri në qendër të Berlinit, Adolf Hitler pa vetëm një rrugëdalje të mundshme. Ai nuk dëshiron të bie I gjallë në duart e tyre dhe kështu të marrë përgjegjësinë për megalomaninë e tij kriminale. Diktatori nazist dhe Eva Brown, me të cilën sapo ishte martuar, kryejnë vetëvrasje në “bunkerin e Frehrer”, 12 metra nën tokë. Pasuesit e fundit dogjën trupat e tyre dhe I varrosën mbetjet në dalje të bunkerit.
Ndryshime brutale në botë.
Por fundi i “perandorisë mijëvjeçare” të Hitlerit është vulosur madje deri me 8 maj. Atë ditë, gjeneralët e Wehrmacht nënshkruan një kapitullim të pakushtëzuar të Gjermanisë. Me këtë u shënua fundi i Luftës së Dytë Botërore në Evropë, që filloi më 1 shtator të vitit 1939, me pushtimin e Gjermanisë ndaj Polonisë. Lufta në Azi zgjati për disa muaj të tjerë, deri në kapitullimin e Japonisë me 2 shtator të vitit 1945. Vlerësohet se më shumë se 60 milion njerëz vdiqën gjatë luftës. Fytyra e botës ishte deformuar në mënyrën më brutale të mundshme.
Artikullin e plotë mund t’a lexoni këtu.
Burim: Deutsche Welle
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT