Si Finlanda fiton në luftën me lajmet e rreme
Një numër i madh i vendeve në botë, sidomos ato me orientim properëndimor janë më shumë ose më pak janë objektiv i lajmeve të rreme dhe informatave të rreme të cilat për qëllim kanë përcaktimet strategjike të vendit, sidomos bashkimit Evropian, antarësimit në NATO etj. Sepse tashmë nuk është mit se këto lajme vijnë nga një qendër, Rusija, vendet fillojnë të zhvillojnë edhe sisteme, strategji, të cilat do ti bëjnë më rezistues ndaj këtyre lajmeve të rrejshme dhe propagandave digjitale të cilat mund të arrijnë në thelb të sistemeve politiko-ekonomik dhe të bëjnë ndarje afatgjate në shoqëri.
Finlanda është njëra nga vendet e cila më herët, si fqinje e Rusisë, u përball me këtë lloj propagande. Qeveria këto kërcënime i mori seriozisht dhe filloi të ndërmarrë masa sistemike që të merret me këtë problem djallëzor.
Ja çfarë mund të mësohet nga Finlanda sepse ajo mund të ketë domethënie kryesore për civilizimin perëndimor
Sigurisë nuk i duhet mjete të tjera. I duhen rregulla të tjera
Qeveria e Finlandës në vitin 2014 filloi me fushatën kundër lajmeve të rreme, dy vite para se Rusia të përzihej në zgjedhjet presidenciale në SHBA, me qëllim që ti stërvis qytetarët, studentët, gazetarët dhe politikanët si tu kundërvihen lajmeve të rrejshme të cilat sollën ndarje në shoqëri.
Nisma kishte për qëllim ti përgatis qytetarët e të gjitha moshave për të trajtuar botën komplekse digjitale të ditës së sotme dhe të nesërme. Finladna, e cila ka më shumë se njëmijë kilometra kufi me Rusinë, është thellësisht e vetëdijshme se cilat mund të jenë pasojat nëse nuk lufton kundër lajmeve të rrejshme.
Ky vend nordik u përball me propagandën ruse që prej para 101 vitesh kur shpalli pavarësi nga Rusija. Por, në vitin 2014, që nga aneksimi i Krimesë i kryer nga Moska dhe mbështeti rebelët në lindje të Ukrainës, u bë shumë e qartë se beteja e luftës ka ndryshuar, lufta me informatat u bë përparësi.
Është e vështirë të caktohet volumi, të gjitha qëllimet e operacioneve me informatat e rreme, por fushat kryesore ku sulmojnë lajmet e rreme janë imigrimi, bashkimi Evropian, ose nëse Finlanda duhet të jetë anëtare e NATO-s.
Që nga viti 2014 kur goditja arriti kulmin, presidenti Ninisto bëri thirje deri tek çdo finlandez të marre përgjegjësi në luftën kundër informatave të rreme. Një vit më vonë Finlanda solli ekspertë amerikan që të mbajnë trajnime për shërbimet shtetërore si ti dallojnë, kuptojnë jamet e rrejshme, përse ato aq shpejt shpërndahen dhe si të zhvillojnë sttrategji për tju kundërvënë. Në këtë drejtim filluan edhe reformat në sistemin arsimor me theks tek zhvillimi i mendimit kritik.
Edhe pse është e vështirë për të matur rezultatet në kohë reale, gjithsesi, kjo qasje funksionoi, masat sollën rezultate. Finlanda tash është në majën e vendeve botërore të cilat mund të njohin dhe janë rezistente ndaj lajmeve të rrejshme. Vendet e tjera e marrin modelin finlandez në luftën kundër informatave të rreme. Në krye të kësaj shkalle janë Finladna, Hollanda, Danimarka, Suedia, në mes janë Slovenija, Spanja, Luksenburgu, Portugalia, në fund janë Mali i Zi, Bosnja, Shqipëria, Turqia, kurse Maqedonia është e fundit në këtë shkallë.
Shembuj shkollor:
Nëpër shkolla rregullisht diskutohet për tema aktuale, jo vetëm të vendit, por edhe të skenës evropiane.
Disa nga shkollat kanë bërë partneritet me agjension finlandez për kontrollim të fakteve Faktaabari, me qëllim që të zhvillojnë aftësi për shkrim digjital tek nxënësit në shkolla fillore dhe të mesme.
Gjetje e videove, materijale në Youtube dhe media sociale, krahasim të përmbajtjeve, zbulim i lajmeve klikbejt, lajmeve dhe informative të rreme.
Ushtrime me nxënësit të formojnë vet lajm të rremë, pastaj ta analizojnë, krahasojnë dhe diskutojnë.
“Ajo që duam ta mësojnë nxënësit tanë është që para se të shpërndajnë ose të pëlqejnë diçka në rrjetet sociale, të mendohen dy herë. Kush e ka shkruar këtë? Ku është e postuar? A mundem ta gjej informacionin e njejtë në faqe tjetër nga burim tjetër?”, thotë Kari Kivinen, drejtori i njërës nga shkollat finlandeze që kanë filluar me programin kundër lajmeve të rrejshme.
Demokracia është vështirë për tu eksportuar, por ekspertët mund të importohen
Pikërisht kjo është ajo që bëri Finlanda në vitin 2016 që të mund të ballafaqohet me sulmet digjitale që vinin nga fqinji lindor. “Qeveria Finlandeze e dinte se Kremlini ndërhyn në politikën finlandeze, por skishin mënyrë, kontekst se si ti interpretoj ato përpjekje. A do të thotë kjo sulm, luftë?”, thotë Xhed Vilard, drejtori i Frenklin Delano Ruzvelt Qendrës për aksion global të universiteit Harvard, një nga ekspertët që Finlanda e angazhoi në luftën kundër lajmeve të rrejshme.
Sigurisht që Rusia refuzon të pranojë që përzihet në punët e brendshme të vendeve tjera. Prandaj, pas dyerve të mbyllura punëtoritë e Willard më shumë fokusohen në ndërtimin e një narrative të fortë kombëtare, sesa në luftën kundër informatave të rrejshme.
Ndojtja në Internet
Finlandezët kanë shërbim të fortë të televiozionit publik dhe konkurencë të madhe rajonale në median e shkruar. Por, gjithnjë e më shumë besohet se mësimi i thjeshtë i shkrim leximit në media dhe të menduarit kritik nuk është e mjaftueshme. Është e nevojshme që edhe kompanitë që i posedojnë rrjetet sociale të pengojnë shpërndarjen e dezinformatave. Si Facebook, Google, Twitter, Youtube, të cilat u mundësojnë që të shpërndahen trollet ruse. “Njejtë si dhe kompanitë tjera të cilat e ndotin rrethinën, pyjet, ujin, edhe këto duhet tu nënshtrohen rregullave, sespe i ndotin mendjet e njerëzve”, mendon Xhesika Aro, gazetare në televizionin shtetëror finlandez.
Në këtë drejtim lëvizin edhe politikat evropiane për luftën me dezinformatat. Shenjë e parë se Finlanda ka rezultate në luftën me lajmet e rreme është pikërisht ajo , që edhe vendet e tjera e marrin modelin e tyre.
Përpjekje evropiane për bashkpunim me sektorin privat
Sektori privat luan rol shumë të madh. Kompanitë private janë ato të cilat kanë platforma online në të cilat dezinformatat vendosen dhe shpërndahen. Bazuar në algoritma, drejtuar nga reklama, dinamika e mediave sociale shërben si rrugë kryesore e përhapjes së informatave të rrejshme.
Bashkimi Evropian ka sqaruar se janë pikërisht kompanitë private që nuk arrijnë të zgjidhin këtë problem dhe ua ka kërkuar korporatave të ndërmarrin hapa urgjente dhe nismë për të zgjidhur këtë çështje.
Në shtator të vitit 2018 u dha kodi i Bashkimit Evropian në lidhje me dezinformatat. Në të për herë të parë, është vërejtur se online industritë botrore dakordohen të nënshkruajnë vullnetarisht standarde për rregullime me qëllim zvogëlimit të lajmeve të rrejshme dhe pengimit të përhapjes së tyre. Që të implementohen këto standarde, është formuar organ monitorues nën vëzhgim të bashkimit Evropian.
Ky hap është thelbësor, por jo i mjaftueshëm. I gjithë modeli i biznesit në internet bazohet në pak a shumë përmbajtje manipuluese të cilat shpërndahen shpejt dhe masivisht, që është pengesa kryesore e fushatave të lajmeve të rreme.
A.M.D.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT