Në seri prej tre pjesësh, e zbulojmë mënyrën në të cilën mediat i mbulojnë sulmet terroriste në mbarë botën, si mediat ndikojnë tek populli perms përhapjes së lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Mediat perëndimore ishin të kritikuara për shkak të qasjes të njëanshme gjatë raportimit për sulmin terrorist në Zelandën e Re, duke i zbuluar në atë mënyrë standardet e dyfishta të mediumeve ndërkombtare. Jua paraqesim  pjesën e tretë të kësaj serie dhe në këtë pjesë të fundit flasim për hulumtimin e kryer nga ana e qendrës për hulumtim Pju, e cila dha rezultat befasues, duke theksuar  se gjysma e amerikanëve më shumë kanë frikë nga lajmet e rrejshme se sa nga sulmet terroriste.

 

Ai nuk është gabim i gazetarëve, por ato duhet ta përmirsojnë atë!

Shumë amerikan thonë se krijimi dhe shpërndarja e lajmeve të trilluara shkakton dëme të konsiderueshme për kombin dhe ajo duhet të ndalohet, sipas hulumtimit të ri të qendrës për hulumtim Pju në 6127 persona të rritur të kryer në 19 shkurt dhe 4 mars 2019, në Panelin për trended amerikane në Qendër. Me të vërtetë, shumica e amerikanëve konsiderojnë se lajmet e trilluara janë shumë problem i madh për vendin, se sa terorizmi, emigrimi jolegal, racizmi dhe seksizmi.

Shtesë, gati 7 nga 10 persona të rritur në SHBA (68%) thonë se lajmet dhe informacionet e trillura në masë të madhe ndikojnë në besimin e amerikanëve tek institucionet shtetërore, kurse rreth gjysmat (54%) thonë se ajo ka ndikim të madh në besimin ndërmjet njëri tjetrit. Publiku ndanë dy grupe njerëzish si burime kryesore të lajmeve të trilluara: lider politik dhe grupe aktivistësh. Gati gjashtë nga dhjetë të rritur amerikan në SHBA (57%) thonë se liderët politik dhe personeli i tyre përpunon shumë lajme të trilluara, kurse rreth gjysmat (53%) thonë se e njejta vlen edhe për grupet e aktivistave. Edhe pse amerikanët  nuk i shohin gazetarët si kontribues kryesor për lajmet dhe informatat e trilluara, 53% konsiderojnë se ato kanë përgjegjësinë më të madhe ta zvogëlojnë atë- shumë më shumë se ato që mendojnë se përgjegjësia bie mbi qeverinë (12%) ose kompanitë teknologjike (9%).

 

Njerëzit duhet të ndërmarrin veprime

Pothuajse katër nga dhjetë amerikanë (38%) thonë se shpesh bien ndesh me lajme dhe informata të trilluara, kurse 51% të tjerë thonë se ndonjëherë bien ndesh me ato lloje lajmesh. Duke marrë parasysh shqetësimin e tyre për lajmet e trilluara, amerikanët gjithashtu i ndryshuan zakonet e tyre për lajmet dhe teknologjinë. Gati tetë nga dhjetë (78%) thonë se vetë i kanë kontrolluar faktet  nga lajmet. Rreth gjashtë nga dhjetë (63%) kanë ndaluar të pranojnë lajme nga medium të caktuara, rreth gjysma (52%) e kanë ndryshuar menyrën në të cilën i përdorin mediat sociale dhe rreth katër nga dhjetë (43%) e kanë zvogëluar hyrjen totale të lajmeve.

Shqetësimi për lajmet e trilluara, gjithashtu, ka ndikuar në atë se si të rriturit në SHBA komunikojnë njëri me tjetrin. Gjysmat thonë se i janë shmangur bisedimit me dikënd, sepse kanë menduar se ai person shpërndan lajme të trilluara në bisedë. Në sferën digjitale, gjysma e përdoruesve të lajmeve në rrjetet sociale kanë ndaluar së ndejkuri dikënd që e njohin, sepse kanë dyshuar se personi ka postuar lajme dhe informata të trilluara, kurse përqindja e njejtë kanë ndaluar së shikuari lajme për arsyen e njejtë. Edhe pse anketa qartë tregon se publiku është i vetëdijshëm për lajmet e trilluara, gjithsesi ato nuk e dine se cila është zgjidhja; ato konsiderojnë se duhet të ketë veprime më të shumta të orientuara drejt zgjidhjes së problemit, me qëllim që të trajtohet me “dënimin më të madh” në botë- lajmet e rreme.

 

Meral Musli Tajroska – një psikolog, një ekspert për ekstremizmin dhe radikalizmin e dhunshëm dhe një aktiviste për të drejtat e gruas

 

 

[1] https://www.journalism.org/2019/06/05/many-americans-say-made-up-news-is-a-critical-problem-that-needs-to-be-fixed/
[2] https://www.journalism.org/2019/06/05/many-americans-say-made-up-news-is-a-critical-problem-that-needs-to-be-fixed/

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.