Me rritjen e numrit të mediave online, rritet edhe interesi për joshje të audiencës. Sondazhet janë një nga mjetet që ndikojnë në vizitimin e web-faqeve. Veçanërisht, kur ato përfshijnë pyetje që e nxeh vëmendjen e publikut.
Këto sondazhe mund të matin disponimin e publikut, por për disa arsye, nuk mund të përdoren si mjet relevant për qëndrimin e publikut.
Një nga faktorët kryesorë është mostra reprezentative sipas të cilës bëhet matja e qëndrimeve. Gjegjësisht, gjatë anketimeve online, asnjëherë nuk mund të jeni të sigurtë në përfaqësimin e sondazheve sipas një përkatësie të veçantë (kombësia, gjinia, mosha…). Përkundrazi, ekziston një bindje e qartë se sondazhet e këtilla asnjëherë nuk e pasqyrojnë strukturën demografike të shtetit dhe për këtë shkak mund të konsiderohen vetëm si argëtim, por jo si hulumtim relevant i opinionit publik.
Faktori i dytë është në fakt rreziku nga “hacker”-imi i sondazhit ose votimi nga të ashtuquajturit bots. Ky faktor është poashtu kyç, sepse gjithmonë ekziston rreziku që në vend të matjes reale të faktorit njeri, sondazhi mund të instalohet në mënyrë që të krijojë rezultate të rrejshme. Shumë shpesh jemi dëshmitarë të rasteve kur edhe portale relevante janë munduar të bëjnë anketime të ngjashme, janë bërë qëllim “hacker”-imi, e më pas janë tërhequr nga sondazhet e tyre, duke i shpallur të pavlefshme. Kjo veçanërisht ndodh kur bëhet fjalë për sondazhe të natyrës politike, sepse në këtë mënyrë bëhet përpjekje që të ndikohet te elektorati, ndërsa përveç kësaj, partitë politike disponojnë me persona që kanë aftësi për hackerim të këtyre sondazheve.
Këto anketa, shumë shpesh, pjesë të mediave i përdorin për lajmet dhe analizat e tyre dhe në këtë mënyrë bëhet mjet për dezinformim. Që këtu, bëhet e qartë se një pjesë e këtyre sondazheve bëhen me qëllim që të krijohen rezultate të rrejshme, ndërsa përmes disa portaleve të caktuara plasohen si „lajm“, me qëllim që të ndikohet te elektorati.
Në vijim keni linqet e anketave online të bëra gjatë kohës së fushatës, të bëra realizuara pas përfundimit të duelit të parë dhe të dytë televiziv të kandidatëve presidencial.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT