PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: BRITMË E FËMIJËVE, I SHKAKTUAR NGA SHERIFËT LOKAL: Në Shtip, pa asnjë arsye bastisen automjetet e anëtarëve të opozitës, në ditën e zgjedhjeve

Në tekst jepen akuza ndaj policisë së Shtipin se kinse „derisa para syve të tyre iu jepen para votuesve“, policia i bastis veturat e anëtarëve të opozitës

Në titullin e lajmit është shënuar se ka patur edhe britmë (të qarë) të fëmijëve, por ajo në tekstin e pa nënshkruar duhet të mbeshtetet me një fotografi të paqartë që vështirë mund të vërehet se a po qan fëmiju apo jo.

Artikulli origjinal

Artikulli i arkivuar

FAKT/E

Qëllimi është që të nxisë revoltë ndaj policies, se gjoja po I maltreton anëtarët e opozitës, e me këtë vuajnë edhe familjet e tyre, në këtë rast fëmija. Titulli i tekstit është spekulativ, nuk ofron as edhe një dëshmi, ose së paku deklaratë të personit i cili është ndaluar nga policia dhe sipas tekstit të këtij mediumi, është maltretuar padrejtësisht. Nuk është e qartë se a janë bërë fotografitë në ditën e zgjedhjeve, gjë që vetvetiu krijon dyshimin “pse anëtarë i opozitës do të heshtte dhe nuk do ta zbardhte një shqetësim të këtillë nga ana e policisë“? Përveç kësaj, në Biltenin për Ditën e zgjedhjeve të Ministrisë së punëve të brendshme, një ngjarje e këtillë nuk është evidentuar.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.