Portali Infomaks publikoi tekst në të cilin pretendohet se Qeveria akoma nuk e ka mbyllur aeroportin në Shkup sepse ka haruar të publikojë vendimin e miratuar në takimin e djeshëm (të mbajtur më 16.03.2020) në Gazetën Zyrtare. Thuhet se aeroporti është akoma i hapur, kurse udhëtarë do të ketë deri nesër në mbrëmje (18.03.2020).
Vetëm një fjalë, e shkruar në kontekst të gabueshëm në këtë tekst është e saktë. Dhje kjo është se aeroporti do të punojë deri nesër në mbrëmje (18.03.2020), deri në mesnatë, kur do të kryhen 48 orë të parapara sipas gjithë protokoleve ndërkombëtare për njoftim për mbylljen e aeroporteve. Këtë ministri Venko Filipçe e njoftoi dje në orën 21, kurse vendimi ishte publikuar në Gazetën zyrtare.
Sipas gjithë këtyre fakteve mund të përfundojmë se Qeveria ka sjellë vendim më 16.03.2020 dhe të njëjtën ditë vendimin e ka publikuar në Gazetë zyrtare, me çka demantohet dezinformata e publikuar ditën e ardhshme në portalin Infomaks.
Veçmë edhe nga aeroporti TAV në Shkup lëshuan informatë se aeroporti do të punojë deri nesër (18.03.2020) në mesnatë.
Maqedonia e Veriut nuk është e vetmja me këtë qëndrim. Veçmë ka shembuj në nivel ndërkombëtar për mbylljen e aeroportove pas njoftimit të mëhershëm prej 48 orësh. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Kanada (vetëm një nga gjithësej 4 aeroporte është I hapur), Norvegjia, Danimarka, Polanda, Ukraina janë vetëm një pjesë e vendeve të cilat ndoqën protokolet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me njoftimin prej 48 orësh për mbylljen e aeroporteve.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT