Teoritë e konspiracionit për agjensin kimik vdekjeprurës sarin nuk pushojnë kurrë. Çdo ditë në rrjetet sociale mund të shohim ndonjë postim në të cilin gazi nervor sarin lidhet me koronavirusin. Grupet në Facebook janë përmbytur me foto që tregojnë linja të bardha që shfaqen në qiell pasi fluturon një aeroplan. Ato linja të bardha, të ashtuquajturat “chemtrails”, me këmbëngulje prezantohen sikur të bëhet fjalë për gazin nervor sarin, ndërsa shkojnë deri aty sa ta abuzojnë atë edhe për fushatë anti-BE edhe anti-NATO.

Në rrjetin social Facebook ekziston një grup i quajtur “STOP ZA 5G MREZATA VO MAKEDONIJA” në të cilin kohët e fundit shpërndahet gjithçka, përveç infomacioneve lidhur me rrjetin 5G. Për shembull, mund të shihen video dhe fotografi të panumërta të qiellit me gjurmë të bardha të aeroplanëve. Disa nga postimet kanë një numër serioz të shpërndarjeve, gjegjësisht dezinformata arrin deri një numër i madh i përdoruesve të Facebook. Një shembull të tillë do t’ua ilustrojmë më poshtë.

Postimi i screenshot numëron mbi 1.400 shpërndarje dhe 1.200 interaksione. Teksti mbi kolazhin e fotove të publikuara relativizon seriozitetin e koronavirusit, gjegjësisht thuhet se koronavirusi nuk është i rrezikshëm dhe se ka shkaktuar vdekje në raste shumë të rralla. Teksti vazhdon duke thënë se sarin është në fakt shkaku i vdekjes, sepse aeroplanët e KB e kanë lëshuar përgjatë 20 viteve të fundit. Teoria e konspiracionit vazhdon me dezinformatën se testet PCR kanë dhënë rezultate false, gjegjësisht që përmes tyre është marrë ADN nga pacientët mbi të cilët kryhen testet dhe rezultatet janë ruajtur në bankat e ADN-së. Me vetëdije manipulohen njerëzit, duke pretenduar se maskat nuk mbronin aspak nga virusi, por që ato shërbenin për të ruajtur disiplinën dhe për të krijuar një psikologji skllavi tek njerëzit – asgjë më shumë se një teori konspiracioni. Për dëmin, rrezikun dhe dezinformatat lidhur me gazin sarin mund të lexoni në këtë vegëzë.

Në të njëjtin grup, vërehet një trend i lajmeve, gjegjësisht dezinformata që rezultojnë nga media/qytetarët serbë ose kroatë.

Postimet e këtilla nuk kanë qëllim tjetër përveç nxitjes së mosbesimit në institucione, dhe në të njëjtën kohë imagjinata për dezinformata kur bëhet fjalë për BE dhe NATO është në një nivel të lakmueshëm. NATO dhe BE paraqiten në një dritë të zezë dhe janë etiketuar si fajtorët kryesorë për gjithçka.

 

Ajo që është reale është fakti se një person i cili ka qenë i ekspozuar drejtpërdrejt me sarin ka një gjasë shumë të vogël për të mbijetuar nëse nuk merr trajtimin e duhur brenda një kohe të shkurtër.

Gjitha këto dezinformata lidhur me agjensin sarin dhe “chemtrails” nuk janë asgjë tjetër veçse teori konspirative që synojnë krijimin e panikut dhe shqetësimit mes qytetarëve.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.