PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: BALLKANASIT JANË GJITHANDEJ! Edhe një serb udhëheq protestat në Amerikë? Është i njohur për të gjithë, ja për kë bëhet fjalë!Më 3 qeshor në portalin mkdpress.site u publikua artikulli manipulativ me titull BALLKANASIT JANË GJITHANDEJ! Edhe një serb udhëheq protestat në Amerikë? Është i njohur për të gjithë, ja për kë bëhet fjalë! Artikulli pretendon se aktivisti i njohur, Srgja Popoviq, është një nga organizatorët e protestave, kurse në këtë kontekst vendos në vijim facebook postimin e një personi të caktuar me emrin „Vuk Rosandic“. Sipas tekstit, në rrjetin social facebook qarkullon fotografi nga aktivisti i njohur Srgja Popoviq, në përshkrimin e të cilit thuhet se ai është një nga organizatorët e protestave në Amerikë. “Me siguri e njihni personin, kurse ne besojmë në këtë gjë. Vallë kjo është e saktë, ata që njohin tensionet gjeopolitike e dijnë, edhe pse veprat e Srgjan Popoviqit në Serbi dhe Beograd janë mjaft të njohura”.

FAKT/E

Portali nuk vendos burim për tekstin, por me shumë gjasa ëshë ndërmarrë nga portalet serbe, të cilat gjithashtu bazohen në rrjetin social facebook ku shpërndahet fotografia. Sipas kësaj burim i kësaj dezinformate janë facebook përdoruesit të cilët janë të “angazhuar” të ndjekin aktivitetet e shtetasit të tyre Srgja Popoviq.

 facebook profilin dhe tviter profilin e zotit Srgja Popoviq nuk mund të gjehet fotografia e cila është lëndë e FB postimit dhe tekstit të portalit mkdpress.site. Nga përmbajtja publike e dukshme e postimeve të tij nuk mund të gjehen të dhëna që do të dëshmojnë se Popoviq këto ditë gjendet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, siç qëndron në përshkrim se gjoja dërgon përshëndetje të ngrohtë nga Mineapolis. F2N2 hetoi origjinën kurse detajet për këtë janë në vijim të tekstit. Mirëpo fillimisht, kush është Srgja Popoviq?

 

Srgja Popoviq është aktivist politik dhe një nga themeluesit e grupit të padhunshëm serb Rezistenca, falë së cilit në tetor të vitit 2000 u rrëzua regjimi i ish presidentit jugosllovenas Slobodan Millosheviq. Në vitin 2003, Popoviq dhe bashkëpuntorët e tij themeluan Qendrën për aplikim të veprimit dhe strategjive të padhunshme (CANVAS). Organizata e tij ka punuar me aktivistë nga 46 vende të ndryshme, duke ndarë diturinë për strategjitë e padhunshme dhe taktikat që përdor Rezistenca! Në nëntor të vitit 2011, revista prestigjoze Foreign Policy rangoi Srgja Popoviqin në „Top 100 Mendimtarët Globalë“ për inspirim të demonstratave të Pranverës Arabe. Në vitin 2012 ai u nominua për çmimin Nobël për paqe, kurse në vitin 2014 ai u rangua si „Lideri i rri botëror“ nga ana e Forumit botëror ekonomik në Davos.Duke e pasur parasysh këtë, përfundimi është i qartë. Fotografia e cila përhapet në rrjetin social FB është e vjetër 5 vite dhe është bërë nga fotografi Dejvid Leven.

Kjo fotografi e vjetër e cila tani po shpërndahet me tekst në vijim nga facebook përdorues të caktuar, të cilët nuk ofrojnë asnjëfarë dëshmie për atë që pretendojnë në postimet e tyre, nuk paraqet asnjëfarë dëshmie për ndërhyrjen eventuale të Srgja Popoviqit në organizimin e protestave në SHBA.

Më 25 maj të vitit 2020 bota ishte dëshmitare e një eventi të pakëndshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur gjatë procesit të arrestimit, në arrest humbi jetën afroamerikani 46 vjerçar Xhorxh Flojd. Pas zbardhjes publike të rastit, katër policë të cilët zhvillonin arrestimin janë lëshuar nga puna dhe kundër tyre janë ngritur padi adekuate. Pos kësaj, eventi shkaktoi një sërë protestash gjigande në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e vdekjes së Xhorxh Flojd të cilat zgjasin deri më sot dhe vazhdojnë plotësuesisht të rrisin kaosin në vend përderisa ndodh pandemia e koronavirusit. Manifestimet e dhunës aspak nuk mungonin në një pjesë të madhe të këtyre protestave.

Si gjithmonë, evente të këtilla dhe të ngjajshme janë tokë pjellore për gjithë ata që duan të përhapin dezinformata dhe të manipulojnë publikun. Njëkohësisht këto dezinformata kanë për qëllim të shërbejnë dhe si akuzime të rreme për një person të caktuar, me çka kryhet dëm në reputacionin personal të këtij personi, në këtë rast Srgja Popoviqit. Lexuesit vihen në hutim, kurse me këtë bëhen të ndjeshëm në formimin e përfundimeve të gabueshme. Prandaj, këshillojmë publikun të mos lejojë të manipulohet dhe të besojë në informata të cilat nuk janë të mbështetura me dëshmi të besueshme.

Këmbëngulja që në çdofarë mënyre të vihet në relacion Sorosi me ndodhitë jo vetëm në rajon por edhe gjetkë, imponon pyetjen si Sorosi ka sukses të arrijë dhe të menaxhojë aq shumë procese në mbarë botën. Përgjigja është e thjeshtë, bëhet fjalë për imagjinime tërësore dhe teori konspiracioni të cilat përveç klikimeve kanë qëllim primar të hutojnë lexuesit dhe të nxisin mosbesim në sistem dhe në institucione.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.