Paralajmërim me karakter urgjent është lëshuar nga mjekët në Mbretërinë e bashkuar në lidhje me gjendje të rre lidhur me koronavirusin e cila shfaqet te fëmijët.
Në paralajmërim thuhet se në tre javët e fundit po haset „rritje e dukshme të numrit të fëmijëve nga të gjitha moshat me gjendje inflamatore shumë-sistemore të cilët kërkojnë kujdes intenziv në Londër dhe rajone të tjera në Britaninë e Madhe“.
Paralajmërimi i lëshuar nga NHS-ja Britanike, kurse i shpërndarë nga Shoqata e pediatërve për kujdes intenziv, shton: „Ekziston shqetësim i madh se sindromi inflamator lidhur me Kovid-19 po shfaqet te fëmijët në Britaninë e madhe, ose se ekziston tjetër, akoma i paidentifikuar, patogjen ngjitës lidhur me këto raste“.
Deri më tani nuk është bërë e ditur te sa fëmijë janë shfaqur komplikime, por gjithësesi vlerësohet se numri tani për tani nuk është i madh, për arsye se komplikimi i këtillë deri më tani nuk është aq i shpeshtë te fëmijët.
Sëmundja është hasur te fëmijë të cilët kanë qënë pozitiv në koronavirus, si dhe te ata të cilët nuk kanë qënë të infektuar nga virusi.
Nga mjekët është kërkuar urgjentisht tu lëshojnë udhëzim për specijalist pacientëve të cilët shfaqin simptoma të tilla.
Kryeministri Boris Xhonson deklaroi se deri më tani vendi me sukses po përballet me koronavirusin, por paralajmëroi publikun se akoma është shumë herët të hiqen masat kufizuese. Nga pandemia globale, në botë janë infektuar më shumë se tre milionë njerëz, përfshirë së paku 152.840 njerëz në Britaninë e Madhe.
Burim: Independent.co
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT