PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: RODINA MAKEDONIJA: Ambasadorja Gjermane të Ndalë Mbështetjen për Pretendimet Bullgare!Më 7 nëntor portali Kollozheg publikoi tekst me titull: RODINA MAKEDONIJA: Ambasadroja Gjermane të Ndalë Mbështetjen për Pretendimet Bullgare! Përmbajtja është në fakt njoftim i partisë politike Rodina, e cila është e njohur për qëndrimet dhe angazhimet e saj antieuropiane, kurse edhe një përmbajtje e këtillë e partisë dhe portalit Kollozheg i cili e mbështet, nuk paraqet asgjë të rre. Kësaj here, retorika antieuropiane është e përforcuar edhe me grafik, përndryshe fotomontazh të flamurit të Bashkimit Europian në të cilin është vendosur svastika – simboli i Gjermanisë naziste.

Në njoftimin e Rodinës i cili është i fokusuar kundër negociatave me Bullgarinë dominon gjuha kundër Bullgarisë, por edhe kundër të ashtuquajturve përfaqësues së qeverisë tonë, siç do ti quajë partia, të cilët gjoja se po kënaqin kërkesat bullgare.

Në kontekst të narrativit antieuropian të cilin e zhvillon dhe mbështet kjo parti politike, në këtë njoftim thuhet se BE-ja fshehurazi qëndron pas kërkesave bullgare, kurse dëshmi për këtë gjoja është mungesa e dënimit të Bullgarisë për kërkesën e saj të pakëndshme, para së cilës maqedonasit nuk do të përkulen, ashtu siç nuk janë përkulur as në Luftën e dytë botërore gjatë së cilës kanë qënë të okupuar nga okupatori bullgar si aleat i vargut nazist.

Potencohet dhe se populli maqedonas nuk është pro antarësimit në BE dhe përfundon duke thënë se Rodina Makedonija nuk do të pranojë plane globalofashiste.

FAKT/E

Qëndrimet e partisë Rodina përmbahen edhe në qëllimet e saj programore, të publikuara në web faqen e tyre zyrtare, nga të cilat mund të haset se ata nuk e pranojnë emrin kushtetues të shtetit, kundërshtojnë integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe NATO, por angazhohen për integrim në gjithë integracionet globale dhe euroaziatike (EAES, SHOS, Rruga e mëndafshit).

Ajo me të cilën partia manipulon publikun në rastin konkret është se gjoja ambasadorja gjermane po mbështet kërkesat bullgare, gjë që nuk është e saktë. Gjegjësisht në deklaratën e saj nga 28 tetori ajo thotë se duhet që problemet bilaterale të zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe se Bashkimi Europian nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet mes një vendi antar dhe një vendi kandidat. Ambasadorja gjermane në vend, Anke Holshtajn, plotësuesisht theksoi se „zhvillimi i konferencës së parë ndërqeveritare mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut është qëllimi ynë si kryesi gjermane në kornizë të procesit të zgjerimit dhe ne qëndrojmë fortë me këtë qëllim. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mundësuar që kjo të ndodhë. Jemi në kontakt të afërt me gjithë palët. Akoma ekziston edhe pak kohë. Në interesin e të gjithë të involvuarve është që kjo të ndodhë. Dhe ne jemi optimistë“.

Këto deklarata të ambasadores gjermane qartë tregojnë se janë në kundërshtim me pretendimet e shprehura në njoftimin e Rodinës, qëllimi i së cilës është të rënojë besimin në Bashkimin Europian dhe ta paraqesë BE-në sikur është në anën e Bullgarisë, edhe pse nuk është ashtu, përndryshe BE nuk ndërhyn në çështjet bilaterale.

Edhe një manipulim i shprehur në njoftim është se populli maqedonas nuk është pro antarësimit në BE. Këtë përfundim e sjell në bazë të qëndrimeve personale partiake, edhe pse qytetarët e RMV e mbështesin antarësinë në BE, përndryshe janë pro hyrjes në BE. Këtë e dëshmon hulumtimi i opinionit publik i zhvilluar nga IRI, i cili tregon se mbështetja e qytetarëve është vazhdimisht në nivel të lartë, me 96% në vitin 2008 dhe 80% në vitin 2020 (fq. 29).

Ky është rast propagande kundër Bashkimit Europian i cili vjen nga parti politike, e cila duke u angazhuar në qëllimet e saj programore shërbehet me manipulime dhe shprehje të përfundimeve të tyre të cilat nuk janë të mbështetura me fakte. Është interesante që në njoftim përmenden dhe globalofashistët, teori konspiracioni mjaftë e famshme për të cilën shpesh shkruan portali Kollozheg. Në këtë periudhë senzitive negociatash me fqinjin bullgar, qëndrimet e këtilla paraqesin vetëm bazë për rritjen e panevojshme të tensioneve, kurse sidomos problematik është dhe fotomontazhi i cili lidh BE-në me fashizmin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.