PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal i artikullit: Dënim për sulmin mbi ekipin e TV21, pa vonesë të sakncionohen dhunuesit

Asociacioni maqedonas i gazetarëve (AMG) në 17.04.2019, nëpërmjet njoftimit të publikuar në disa media reagoi me Dënim për sulmin mbi ekipin e TV21, pa vonesë të sakncionohen dhunuesit.

Ky njoftim nuk do të kishte asgjë të diskutueshme, mirëpo në vazhdim të njoftimit, haset një informatë e paverifikuar: Kërcënimet, sulmet dhe presionet po rriten dita ditës. Asociacioni maqedonas i gazetarëve, së bashku me EFJ dhe IFJ, po monitorojnë gjendjen e mediave në vend, veçanërisht gjatë procesit zgjedhor, kur skuadrat e gazetarëve shpesh janë të shënjestruar nga sulmet, kërcënimet dhe dhuna nga aktivistët politikë.

Duke u mbështetur në këto organizata, AMG do të poentojë kredibilitetin e vetë si shoqatë gazetare, e cila është e pranuar nga shoqata gazetare jashtë Maqedonisë së Veriut.

Link nga artikulli: https://tv21.tv/mk/man-osuda-za-napadot-vrz-ekipata-na-tv21-bez-odlagane-da-se-sanktsioniraat-nasilnitsite/

 

Portale të tjera të cilat publikuan lajmin:

libertas.mka1on.mk,kurir.mknetpress.com.mk,plusinfo.mk,makpress.mk

Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.

FAKT/E

Në këtë rast, bëhet fjalë për dezinformatë klasike, sepse AMG asnjëherë nuk ka qenë pjesë, e as ka bashkëpunuar me federatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Kjo dezinformatë menjëherë ka qenë e demantuar nga ana e Federatës Evropiane të gazetarëve.
Sekretari gjeneral i Federatës Evropiane të gazetarëve, Rikardo Gutjeres  në Tviter profilin e tij më 18.04.2019  demantoi publikimin nga njoftimi i AMG. Ai theksoi se federatat Evropiane, nga shoqatat gazetare në vend, bashkëpunojnë vetëm me SHGM dhe Sindikatin e Pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial.

Disinformation: @IFJGlobal & @EFJEUROPE are not collaborating with Macedonian Association of JournalistsPër fat të keq, kjo dezinformatë vetëm potencoi gjendjen alarmante të mediave në vend, duke treguar problemin kryesor-përdorimi i lehtë i shpekulimeve. Në këtë rast, AMG në tentim që të fitojë kredibilitet dhe të rritë imazhin e vet, në mënyrë shpekulative përdori shoqata gazetare kredibile nga bota.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.