Cili është ndikimi i NATO-s mbi ekonominë është lëndë hulumtimi në këtë analizë. Në këtë analizë janë përdorur të dhëna zyrtare nga Banka Popullore, Enti Shtetëror për Statistikë(ESHS), Banka Botërore dhe EUROSTAT. Zbulimet/përfundimet kryesore të kësaj analize janë:

  • Investimet direkte në periudhën prej vitit 2018 dhe 2019 janë rritur për 4 herë më shumë (në mënyrë kumulative) për dallim nga viti 2017.

  • Evident është ndikimi i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës dhe protokolit qasës për antarësim në NATO mbi ekonominë dhe investimet e huaja.

  • Shikuar retrospektivisht, viti i fundit i cili ka për disa % pikë parametra më të larta është viti 2011. Pas periudhës prej 7 vitesh, është evidente se treguesit për 2018 tregojnë përparim serioz.

  • Gjithë të dhënat e organizatave ndërkombëtare relevante dhe institucioneve shtetërore tregojnë se antarësimi në NATO ka ndikim pozitiv mbi tërheqjen e investimeve e huaja direkte në vend. Efektet pozitive mund të hasen që në fazën qasëse, kur vendet fitojnë ftesë për antarësim në NATO. Për shembull, sipas të dhënave të Bankës Botërore, në Shqipëri (e cila u bë antare e NATO-s në vitin 2009) në periudhën prej vitit 2007 deri në 2009 IHD janë rritur prej 205%. Në vitin 2007 IHD kanë llogaritur 28 milionë USD, në 2009 kanë llogaritur 1.34 miliardë USD, përderisa në vitin 2018 në Shqipëri IHD kanë llogaritur 1.21 miliardë USD. Më tej, Mali i Zi u bë antare e NATO-s në vitin 2017, dhe për vetëm një vit IHD janë rritur për 247% . Në vitin 2016 IHD kanë llogaritur  226.67 milionë USD, kurse pra, në vitin 2017 ato kanë llogaritur 560.29 milionë USD. Pos kësaj, rroga minimale mujore në Shqipëri nga 75 euro në vitin 2004 është rritur në 212 euro në vitin 2019, kurse në Mal të Zi nga 288 euro në 2017 është rritur në 331.33 euro në vitin 2019 (EUROSTAT). Të përfundojmë se promovimi i efektit të NATO-s është legjitim dhe pozitiv, sepse i njëjti notohet edhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare relevante.

 

ANALIZË E PROBLEMIT

 

Para se të fillojmë me rend. Së pari të definojmë çka janë investimet e huaja direkte (FDI)? Sipas Bankës Botërore, Investimet E Huaja Direkte (IHD) kanë të bëjnë me rrjedhjen e kapitalit të investimeve direkte në ekonominë e një vendi tjetër. Kjo është shumë e kapitalit, reinvestimit të fitimit dhe kapitalit tjetër. Investimet direkte janë kategori e investimeve tej kufijve lidhur me rezidentë në një ekonomi, me kontrollim ose shkallë të konsiderueshme të ndikimit mbi menaxhimin me sipërmarrësi me seli në ekonomi tjetër.  Pronësia me 10 përqindje ose më tepër nga numri i përgjithshëm i aksioneve me të drejtë të votës është kriterium për vërtetim të ekzistimit së lidhjes direkte investitore. Të dhënat zyrtare të Bankës Popullore, për gjithësej investime direkte, janë të sqaruara në grafikun në vijim, me vërrejtje se të dhënat për 2019 kanë të bëjnë me tre kuartalet e para, të dhënat për kuartalin e fundit akoma nuk janë në dispozicion.

Burim:Banka Popullore

Përfundim: Fakt është se investimet e huaja direkte në vitin 2018 janë më të larta në 17 vitet e fundit.

Burim: Banka Popullore

Përfundim: Siç mund të vërrehet në dy grafikonët më lartë investimet direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 2018 dhe 2019 së bashku llogarisin 745.37 milionë euro, që domethënë se ka rritje për 4 herë më shumë në krahasim me vitin 2017.

Për shkak se treguesit ekonomik nuk janë aq të thjeshtë, duhet të analizohen duke marrë parasysh dhe parametra të tjera, kështuqë në vazhdim vijojnë edhe disa tregues, të cilët vërtetojnë këtë konstatim.

Ajo që është evidente nga të dhënat statistike nga grafiku.3 është se, nga janari i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2019, edhe investorët vendas edhe ata të huaj aq më shumë po reinvestojnë mjetet e tyre në vendin tonë. Kjo pra, paraqet indikator të fuqishëm se shteti ynë është vend i sigurtë për investim.

Mirëpo, çka në fakt domethënë reinvestimi në ekonomi? Në dakordim me metodologjinë për punë të Bankës Popullore, me “reinvestim” nënkuptohet:

  • një pjesë e fitimit shpërndahet në kapital;

  • një pjesë e fitimit shpërndahet në rezerva;

  • një pjesë e fitimit shpërndahet për të mbuluar humbjet në periudhën e kaluar;

  • fitim i pa shpërndarë; dhe

  • humbje të pambuluara.

Me fjalë të tjera, kjo domethënë se kapitali/fitimi mbetet në vendin ku investimi/kompania është rezidente.

Burim: Banka Popullore

 

 Vërrejtje: Për vitin 2019, të dhënat janë në dispozicion vetëm për kuartalet 1, 2 dhe 3. Për shkak të periudhës së gjatë të përpunimit të të dhënave, mungojnë të njëjtat për kuartalin 4.

 

Me qëllim të kontrollimit detal të fakteve, sa i përket ndikimit të NATO-s mbi investimet direkte në vendin tonë, do të krahasojmë indikatorët në vijim:

а) Akvizita dhe bashkime (investime ekzistuese)

б) Grinfild (investime të rreja)

в) Kontribut i huaj në shoqatat tregëtare

г) Gjithësej kapital prone nga kontribute të huaja

Sipas Administratës të SHBA-ve për bizneset e vogla akvizitat dhe merxherët(bashkimet) janë të ngjajshme, mirëpo kanë disa dallime të mëdha. Merxherët (bashkimet) paraqesin bashkim të dy bizneseve të ndara në një subjekt të rri ligjor. Merxherët e vërtetë janë të jashtëzakonshëm, sepse rallë herë ndodh që dy kompani të ndryshme të kenë dobi nga kombinimi i personelit dhe resurseve, përfshirë dhe drejtorët e tyre ekzekutivë. Për dallim nga merxherët, akvizitat nuk rezultojnë në formimin e kompanisë së rre. Në vend të kësaj, kompania e blerë, tërësisht absorbohet nga shoqata/kompania që e blen. Ndonjëherë kjo domethënë se kompania e ndërmarrë likvidohet. Ndërmarja e biznesit është e ngjajshme me blerjen e një biznesi ose franshize ekzistuese.

 

Siç mund të shihet në grafikun.4, nga viti 2006 deri në vitin 2017, investimet ekzistuese janë në rrënie drastike në vendin tonë. Përkatësisht, këto investime periduhën e tyre më të keqe e shënojnë në vitin 2009, 2014, 2016 dhe vitin 2017. Duke pasur parasysh se kriza ekonomike botërore ndodhi në vitin 2008, për trendin negativ i cili haset në vitin 2009  mund të fajësojmë ndikimin e krizës ekonomike mbi ekonominë botërore, përfshirë edhe tonën. Mirëpo, në vitin 2018, investimet ekzistuese në vendin tonë hasin rritje për 12.71 % pikë. Të dhënat për vitin 2019 nuk janë akoma në dispozicion.

Burim: Banka Popullore

Komisioni Europian i definon grinfild investimet si investime për krijim të firmave nga zero, ose zgjerim të kapaciteteve prodhuese ekzistuese nga investitorë jorezidentë. Grinfild IHD nënkupton zgjerimin e kapitalit ekzistues në ekonomi i cili drejtpërdrejtë gjeneron aktivitet plotësues ekonomik.

Siç mund të haset në grafikun .5, rritja e të ashtuquajturave “grinfild” investimeve në periudhën prej 2006 deri në 2018 është dinamike, me periudha të trendeve pozitive dhe negative në investime. Vetëm në 2018, grinfild investimet janë rritur për 17.84% pikë. Të dhënat për vitin 2019 nuk janë në dispozicion.

Burim: Banka Popullare


Në vitin 2018, haset rritje e kontributeve të huaja në shoqatat tregëtare me 14.69% pikë, si dhe rritje e kapitalit të përgjithshëm pronësor nga kontribute të huaja për 14.5% në krahasim me vitin 2017. Të dhënat për vitin 2019 nuk janë në dispozicion.

Burim: Banka Popullore 

Burim: Banka Popullore 

 

Pos ndikimit të NATO-s mbi ekonominë, lëndë e analizës është edhe ndikimi i NATO-s mbi rritjen e numrit të turistëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë turistët vendas dhe të huaj.

Përkatësisht, statistikat zyrtare të të dhënave të Entit shtetëror për statistikë tregojnë rritje të vazhdueshme të turistëve në 20 vitet e fundit.

Burim: ESHS

 

Ajo çka është pozitive, ndër vitesh haset dhe rritje e netëve të kaluara të turistëve të huaj në vendin tonë, që është dobi plotësuese për ekonominë tonë.

Burim: ESHS

 

Nëqoftë se shohim periudhën e cila është lëndë e analizës sonë, nga viti 2017 deri në 2019, do të hasim se vërrehet rritje prej thuajse 20% e ardhjeve dhe netëve të kaluara nga ana e turistëve të huaj.

Burim: ESHS

 

Përfundim: Vërrehet rritje e ardhjeve të turistëve të huaj prej 12.17 % pikë në vitin 2018 për dallim nga viti 2017, dhe 7.1% pikë në vitin 2019 për dallin nga viti 2018. Gjithësej, për periudhën 2018 dhe 2019, ardhjet e turistëve të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë rritur për 19.27% pikë për dallim nga viti 2017.

Burim: ESHS

Në periudhën prej vitit 2017 deri në 2019, haset rritje prej mbi 20% të netëve të kaluara nga turistët e huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2018 haset rritje e netëve të kaluar nga ana e turistëve të huaj prej 15.2% pikë për dallim nga viti 2017, dhe 5.78% pikë në vitin 2019 për dallim nga viti 2018. Gjithësej për periudhën 2018 dhe 2019, netët e kaluara nga turistë të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë rritur për 20.98% pikë për dallim nga viti 2017.

Çka domethënë kjo? Mesatarisht, thuajse çdo turist i huaj i cili ka vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut ka kalur të paktën një natë, që paraqet tregues pozitiv se turistët e huaj e përjetojnë vendin tonë si të sigurtë, të mbrojtur dhe stabil.

Në fund, gjithmonë kur bëhet fjalë për NATO temat gjatë përpunimit të analizës dhe formulimit të përfundimeve duhet patjetër të merren parasysh anti-NATO narracionet, sepse çdo interpretim i gabueshëm ose çdo prezantim i gabueshëm i gjendjes faktike mund të shërbejë për qëllimet e këtyre narracioneve anti-NATO.

m-r Elmas Hasanovikj

Program Koordinator
Info qendra për integrime euroatlantike

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.