Titulli origjinal: Anëtarësimi vjetor në NATO – 200 milion euro
Titulli dhe teksti nuk korrespondojnë njëri me tjetrin. Portali bën shtrembërim të deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev, duke e shfrytëzuar Wikipedia si burim zyrtar për të mbështetur pohimet e tyre. Përveç kësaj, teksti vetëm e transmeton deklaratën, ndërsa titulli përdoret për të bërë konkludim të pabazuar.Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Pohimi që e përmban titulli i artikullit, se Maqedonia e Veriut do të shpenzojë 200 milion euro si kompenzim për anëtarësim në NATO, është i pasaktë dhe i pavërtetë. Kompenzimi për anëtarësim në NATO. Kompenzimi për anëtarësim në NATO do të jetë nga 1,2 deri në 1,5 milion euro.
Teksti ofron të dhëna nga viti 2016, të cilat në kontekstin e dhënë në vitin 2019, nuk kanë asnjë kuptim. Gjegjësisht, Wikipedia nuk është burim i sigurtë i informacionit për shkak të faktit që secili mund t’a azhurnojnë përmbajtjen e saj dhe nuk ka proces të kontrollit të duhur të të dhënave.
Të gjithë aleatët e NATO-s marrin pjesë në buxhetin e përbashkët me kontribute të drejtpërdrejta, të përcaktuara me ndihmën e një formule të veçantë për ndarje të kostove në bazë të shumës së bruto të ardhurave nacionale dhe shumës së buxhetit total të NATO-s. Sipas kësaj formule, dhe siç është theksuar nga ministra Radmilla Shekerinska, shuma e anëtarësimit vjetor të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO do të jetë rreth 1,2 milion euro, që është përafërisht 0.0721% nga buxheti i NATO-s.
Si tërësi, të dhënat e prezantuara në artikullin origjinal janë nga burime jokredibile dhe të paverifikuara dhe informata të caktuara janë qëllimisht të keqpërdorura për shtrembërim të fakteve, me qëllim që të krijohet anti-NATO narracion në mesin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT