Përshkrim i pohimit të pasaktë:
ANËTARËSIMI I DETYRUAR PRO-PERËNDIMOR I MAQEDONISË SË VERIUT NË NATO NUK DO TË KONTRIBUOJË NË SIGURINË DHE STABILITETIN E BALLKANIT
Titulli origjinal i artikullit: MASLLOV: ANËTARËSIMI I MAQEDONISË SË VERIUT NË NATO NUK DO TË KONTRIBUOJË NË SIGURINË DHE STABILITETIN E BALLKANIT
„Zgjidhja e kontestit të motshëm të emrit e hapi rrugën për integrim të detyruar të Maqedonisë së Veriut në NATO. Kjo proces nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.“ Ky është teksti të cilin e transmetuan mediat maqedonase, duke e cituar intervistën e ambasadorit rus Andrej Masllov për televizionin grek ERT.Kjo paraqet vetëm vazhdimësi të skenarit të vitit 2018 dhe tezave ruse “Perëndimi dëshiron me forcë ta futë Maqedoninë në NATO” dhe “Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO do ta destabilizojë Ballkanin”.
Link deri te intervista: ЕRТ
Publikime në mediat maqedonase: МIА, Opserver, 24infо, Plusinfо, Denesen, Zhurnal, MKD, А1оn, Ohridsky, Libertas, Infomax, Press 24
Media greke: katimerini, prototema
Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s mbetet një pengesë e hapur mbi të cilën Rusia vazhdimisht pengohet. Kremlini, në çdo mënyrë të mundshme, kërkon të tregojë shqetësimin e vet për Ballkanin, duke e përqënduar vëmendjen e saj në vendin tonë.
Në intervistën për televizionin grek ЕRТ, më 08.05.2019, ambasadori rus në Greqi Andrei Maslov thekson se “integrimi i intensifikuar i Maqedonisë së Veriut në NATO nuk do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilizimin e situatës në Ballkan.” Ky është një spin.
Propaganda ruse për rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s dhe efekti i anëtarësimit mbi Ballkanin, në këtë rast, nuk është krijuar nga mediat, por nga intervista e ambasadorit rus në Greqi, ku plasohet një spin tendencioz me të cilin theksohet paqja në Ballkan dhe se Maqedonia nuk do ta sjellë atë me anëtarësimin në NATO pavarësisht nga forsimi i Perëndimit.
Është fakt se anëtarësimi i vendit në NATO është një përcaktim strategjik i të gjitha qeverive deri më tani. Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë shteti anëtarë i 30-të i NATO-s. Anëtarësimi në NATO sjell në plan të parë garanci të sigurisë, por gjithashtu mundësi për zhvillim ekonomik dhe parandalim të korrupsionit që mund t’a minojë shoqërinë civile.
Hyrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta tërheqë tërë rajonin drejt këtij qëllimi, që do t’i mundësojë Ballkanit të bëhet i fortë dhe i bashkuar si pjesë e rëndësishme e BE-së. Protokolli i anëtarësimit në NATO u nënshkrua nga anëtarët e Aleancës më 06.02.2019.
Një nga parimet e rëndësishme që çdo vend duhet të përmbushë për anëtarësimin në NATO është respektimi i sovranitetit territorial të vendeve të tjera. Në të kaluarën, aleanca e NATO-s luajti një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve ndërmjet shteteve dhe parandalimin e eskalimit të situatës, siç janë: kontesti hungarezo-rumun, kontesti hungarezo-sllovak, kontesti hungarezo-ukrainas, kontesti greko-turk mbi prokurimin dhe instalimin e sistemit të raketave C-300 të Rusisë dhe sundimi me ishujt të Imisë/Kardak etj.
Nga ana tjetër, në të kaluarën, Pakti i Varshavës pushtoi ish-Çekosllovakinë dhe në fillim të viteve 90 Bashkimi Sovjetik sulmoi Lituaninë, Letoninë, Çeçeninë, mosnjohja e pavarësisë së Kosovës dhe kërcënimi për veto në planin e pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Ushtria e Kuqe e sulmoi Gjeorgjinë dhe i aneksoi Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut, si dhe aneksimi i Krimesë në Ukrainë.
Si përfundim, anëtarësimi në NATO është faktor për stabilizim të rajonit siç mund të shihet nga të gjitha shembujt e lartëpërmendura.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT