Në rrjetin social Fejsbuk, u krijua event për pritje speciale të rusëve Vovan & Leksus. Sipas organizatorëve, eventi është krijuar për në 02.08.2019 në sheshin Maqedonia, me fillin në orën 20.
Ekipi i F2N2 duke hulumtuar rastin, zbuloi se është i shpërndarë nga Fejsbuk grupi Dozë ditore cirkuz politik e cila është krijuar më 22 mars në vitin 2018.
Organizatorët e këtij eventi, deri më tani kanë krijuar disa evente, me qëllim të nënçmimit dhe përqeshjes të personave të caktuar me çka në mënyrë indirekte thëritet për linçim publik të të njëjtëve. Ata krijuan madje tre evente në të cilat fokusi është Tamara, pas eventit të saj në shënimin e ditës së panvarësisë në Ambasadën e SHBA-ve.
Gjuha e urrejtjes shum herë u has si trend komunikativ, i cili është prezent në rrjetet sociale. Me këtë termin nënkuptohet çdo formë e të shprehurit e cila shpërndahet, nxit, promovon ose arsyeton ndonjë farë lloji të jotelarancës e cila përfshin dhe forma të agresionit dhe armiqësisë. Objektiv i urrejtjes mund të jetë grup ose një person kah të cilit drejtohen fjalë ofenduese me qëllim që të diskretohet publikisht, siç është rasti i Tamarës.
Interneti, sidomos rrjetet sociale, u bënë mejdan i rri në të cilat haset dhe shpërndahet gjuha e urrejtjes.
Ligji për prevenim dhe mbrojtje nga diskriminimi ndalon shqetësim dhe nënçmim me të cilin lëndohet dinjiteti i një personi apo grupi, kurse mund të dalë nga baza diskriminatore qëllimi i së cilës është të lëndojë digjitetin e një personi të caktuar ose të krijojë ambient kërcënues ose praktikë, me çka do të nxitë diskriminim.
Gjuha e urrejtjes e cila është mjaft prezente në rrjetet sociale ka ndikim të dëmshëm mbi gjithë shoqërinë dhe kualitetin e komunitetit, sepse nxit viktimizim të antarëve të sulmuar, por njëkohësisht edhe antarët e tjerë i bën të hidhëruar, dyshueshëm, dhe ndonjëherët të frikësuar dhe të pabesueshëm.
Për gjuhën e urrejtjes kemi shkruar në disa narracione në serialin tonë edukativ.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT