Titulli origjinal: Çdo qytetar nga 100 euro: Antarësimi në NATO mund të na kushtojë deri në 200 milionë euro në vit
Titulli dhe teksti nuk korespondojnë njëri me tjetrin. Në artikullin e publikuar nga Republika.mk autori thekson se antarësimi në NATO vendit tonë “do ti kushtojë shumë”, duke shtuar se “vetëm në emër të antarësimit vjetor do të duhet të paguajmë nga një milion dollarë”. Së tejmi, autori bën llogari të caktuara për atë se sa do të kushtojë modernizimi i Armatës për kokë qytetari, veçanërisht duke theksuar arritjen e pragut prej 2% nga BPV për mbrojtjen për të cilën gjoja se “insiston presidenti i SHBA, Donald Tramp”, sepse do të ishte sidomos vështirë të ndahen rreth 200 milionë euro për Armatën në kushte të krizës së shkaktuar nga korona virusi. Këtu, veçanërisht është theksuar se “rallë cili vend e respekton” regullin për ndarjen e 2% nga BPV për mbrojtjen.
Në fund të tekstit ceket se në NATO ekziston buxhet ushtarak dhe civil, dhe se Aleanca financohet nga buxheti i përbashkët për të cilin “vendet-antare ndajnë pjesë të caktuar nga buxheti i tyre për mbrojtje që përdoret drejtpërdrejtë nga Aleanca”.
Portali nëpërmjet shtrembërimit të fakteve kryen spin me qëllim të krijimit të imixhit të gabueshëm se antarësimi në NATO do të jetë ngarkesë financiare për shtetin e cila negativisht do të ndikojë në ballafaqimin me koronavirusin.
Linkun nga shkrimi origjinal i arkivuar mund ta gjeni këtu.
Përfundimi/pretendimi i përmbajtur në titull se antarësimi në NATO mund të na kushtojë deri në 200 milion euro në vit, është i rremë dhe i pasaktë. Ekipi i F2N2 dhe më herët ka shkruar në këtë temë.
Të fillojmë me radhë. Gjithë aleatët e NATO-s marrin pjesë në buxhetin e përbashkët me kontribime direkte, të caktuara me ndihmën e formulës së veçantë për ndarjen e harxhimeve në bazë të lartësisë së shumës të bruto të ardhurave kombëtare (BAK). Edhe pse në tekst është theksuar se në emër të antarësimit vjetor do të duhet të paguajmë nga një milion dollarë, sipas kësaj formule, shuma e antarësimit vjetor për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë rreth nga 1.2 në 1.5 milionë euro, përndryshe vendi ynë do të kontribojë me 0.0721% nga buxheti vjetor i NATO-s. Mjetet nga antarësimi vjetor shkojnë në buxhetin e përbashkët, nga i cili më vonë bëhet shpërndarje e mjeteve për nevojat e buxhetit civil dhe ushtarak, si dhe për Programin për investime sigurimi të NATO-s (NSIP).
Të nënvizojmë:
Antarësimi vjetor në NATO llogaritet me formulë të veçantë në bazë të bruto të ardhurave kombëtare (BAK) për secilin vend antar veçanërisht;
Antarësimi vjetor hyn në pjesën e buxhetit për mbrojtje;
Shteti ynë duhet të ndajë 2% nga bruto prodhimi vendor (BPV) për nevojat e Armatës;
Mirëpo, çka është bruto prodhimi vendor (BPV), kurse çka bruto të ardhurat kombëtare (BAK)?
А) BPV llogarit atë që ekonomia prodhon
GDP = C[onsumption] + I[nvestment] + G[overnment purchases] + X [exports] – M [imports]
Б) BAK llogarit atë që fitohet nga shitja e asaj që është prodhuar.
GDI = W[ages] + R[ental income] + I[nterest income] + P[rofits]
Në të kaluarën, vendi ynë disa herë ka arritur pragun prej 2% nga BPV buxheti për mbrojtjen. Në vazhdim tregim kronologjik për buxhetin e mbrotjes nga viti 2002 deri në 2019.
Siç mund të vërehet, në 2002, 2003 dhe vitin 2005 buxheti i mbrojtjes ka llogaritur mbi 2% nga BPV, kurse në vitin 2007 ai ka llogaritur 1.91%. Nga 2008 deri në vitin 2017 buxheti i mbrojtjes përjeton rrënie drastike, duke arritur rekordin minimum 0.93%. Për vitin 2020, buxheti i mbrojtjes është projektuar në 1.4% nga BPV përdryshe 10.133 miliardë denarë (164.76 milionë euro). Mirëpo, këto të holla nuk do të dalin nga shteti, por mbeten tek ne.
Por, çka bën pjesë në 2% nga BPV? Me të hollat do të investohet në përmirësimin e kushteve në kasarna, modernizimi i pajisjeve dhe mekanizmave në dakordim me NATO standardet, në pajisje për përgjigje të shpejtë dhe shpëtim, do të investohet në ushtrime për rritjen e gatishmërisë ushtarake (interoperatibilitet) të ushtarëve që të mund të marrin pjesë në misionet e NATO-s, rritjen e investimeve në sajber sigurimin dhe të tjera. Gjithashtu në 2% nga BPV janë llogaritur dhe pagat e të punësuarve, pajisjet dhe mjetet për punë të personalit administrativo-teknik dhe ushtarak, kurse me një pjesë të parave do të modernizohet pajisja luftarake dhe joluftarake e ushtrisë, do të sigurohet ushqim për ushtrinë dhe pjesë rezervë. Investimi në pajisje ka qëllim të dyfishtë, civil dhe ushtarak, dhe e njëjta pajisje mund të përdoret gjatë aksioneve dhe operacioneve humanitare dhe shpëtimtare.
Vendi, pa asnjë problem financiarisht ka përballuar dhe buxhete më të mëdha për mbrojtjen në dekadën e fundit. Në vitin 2009 në kushte të krizës ekonomike botërore është paraparë buxhet me mbi 2% por me rebalansin është zvogëluar në 1.64% që prap së prap është më i madh se ai që po ndahet këtë vit.
Nuk është e saktë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, insiston për përmbushje të pragut minimal prej 2%. Presidenti Tramp vetëm reafirmoi angazhimin e aleatëve për përmbushje të obligimit të dhënë në vitin 2014. Në Samitin e NATO-s në Uells në 2014 , mes tjerash u arritën edhe këto marëveshje:
Aleatët të cilët momentalisht ndajnë minimum 2% nga bruto prodhimi vendor i tyre (BPV) për mbrojtjen të vazhdojnë edhe në të ardhmen;
Aleatët buxheti për mbrojtje i të cilëve është nën këtë do të kenë për qëllim të arrijnë pragun prej 2% në afat prej një dekade.
Më herët, edhe ish presidenti i SHBA-ve Barak Obama, si dhe ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore Dejvid Kameron, u bënë thirrje aleatëve të rrisin përqindjen për mbrojtje.
Nuk është e saktë se “rallë cili vend respekton” regullin për ndarjen e 2% nga BPV për mbrojtjen. Gjithësej 7 vende ndajnë mbi 2% nga BPV për mbrojtjen, kurse madje 8 janë afër përmbushjes së pragut. Mirëpo, gjithë vendet-antare të NATO-s përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, kanë për detyrë të arrijnë këtë prag deri në vitin 2024. Në vazhdim tregim për buxhetet nacionale të mbrojtjes të vendeve-antare të NATO-s të shprehura në % nga BPV:Vërrejtje, shuma prej 2% nga BPV e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk është e njëjtë me shumën prej 2% të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Vendet-antare të NATO-s ofrojnë ndihmë aktive për aleatët e tyre, por edhe për vendet partnere, në ballafaqimin me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi. Nëpërmjet Qendrës koordinuese euroatlantike për situata krizash edhe aleatët edhe vendet partnere dorëzojnë kërkesa për ndihmë. Deri më tani, gjithësej 7 vende kanë dorëzuar kërkesa për ndihmë humanitare nga NATO aleanca, 5 vende-antare të NATO-s mes të cilave dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe 2 vende partnere. Paraqitjen detale të kërkesave mund ta gjeni këtu. Më 02 prill 2020, dhe Bosnja dhe Hercegovina dorëzoi kërkesë për ndihmë humanitare nga NATO. Nga informatat publike në dispozicion të NATO-s, deri më tani, aleatët kanë dorëzuar ndihmë të shumëfishtë humanitare dhe financiare për Spanjën, Italinë, Malin e Zi dhe Organizatën shëndetësore botërore.
Të përfundojmë, informatat në artikullin origjinal me qëllim janë spinuar dhe japin imixh të gabuar se antarësimi në NATO do të jetë ngarkesë financiare për shtetin e cila negativisht do të ndikojë në përballimin e konornavirusit.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT