Propaganda ruse përsëri e aktivizuar me lajme të vjetra. Përkatësisht portali Magazin më 09.04.2020 publikoi artikull titulli i të cilit thotë: “PUTIN URDHËROI: URDHËR ARREST NDËRKOMBËTAR PËR XHORXH SOROS!”.

Pos portalit Magazin edhe portalet Republika.mkMkdpress.siteInfomax.mkThink.mkVesnik-ilinden.com dhe Majtajm.com transmetuan këtë dezinformatë, duke i nxitur lexuesit se ky veprim po zhvillohet tani, në vitin 2020. Kjo dezinformatë është e vjetër veçmë gjysmë dekade. Thuajse çdo vit, që nga 2015ta dhe së tejmi kjo dezinformatë shfaqet në portale të cilat kanë orientim pro-rus. Se kjo dezinformatë ka origjinën nga viti 2015 mund të kontrolloni në linqet në vijim: Zase.mkVecer.mk.

Në 2016-tën kjo dezinformatë shfaqet në portalin Puls24.mk, por e njëjta është fshirë. Nëse në kërkuesin Google shkruani “puls24 putin soros” fillimisht do të shfaqen artikujt e fshirë në të cilët data e publikimit qëndon viti 2016.

Nga 2017ta deri në 2019tën dezinformata është vënë në pushim, sepse nuk patëm sukses të gjejmë lajm me përmbajtje të njëjtë, por, prandaj në 2020tën përsëri shfaqet siç përmendën në fillim të tekstit.

Në rrjetin social Fejsbuk dezinformata po shpërndahen në dhjetë ditët e fundit. Për të verifikuar shqyrtoni gjashtë linqet në vijim: 09.04.202010.04.202011.04.202012.04.202013.04.202014.04.2020. Shpesh artikulli i shpërndarë është ai i publikuar në Infomaks, që nuk është aspak për tu habitur.

Këtë dezinformatë mund ta deklarojmë si “bar i egër”, kushedi se sa të demaskohet, e njëjta do të shfaqet përsëri me kalimin e viteve. Dy gjëra janë mjaftë interesante në lidhje me këtë dezinformatë.

Së pari, emri i Xhorxh Soros nuk gjendet në “listën e zezë të Kremlinit”, listë me persona nga Unioni Europian të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi.

Së dyti, pa marrë parasysh sa fuqi ka në shtetin e tij, Putin nuk ka asnjëfarë ingirencash për të lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar, por mund të kërkojë vetëm miratim. Të njëjtat mund ti lëshojë vetëm Interpol dhe asnjë tjetër.

Bëhet mjaftë prezente që informata të pakontrolluara, të paverifikuara, madje dhe nga një burim zyrtar, të publikohen si të vërteta.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.