Partnerët tanë, Vlerat Evropiane, kanë publikuar numrin e parë të buletinit mujor të Balkans Watch Briefing. Tema e artikullit të F2N2, “Gënjeshtra e vazhdueshme e „Planit të Dalles“, është i ashtuquajturi plan dhe rishfaqja e tij në fillim të vitit 2019 para votimit të amendamenteve kushtetuese dhe nënshkrimit të Protokollit për aderim në NATO.
Artikulli i Pse Jo “Zyra e Përfaqësuesit të Lartë nën kërcënim prej dezinformatave nga Republika Srpska”, flet për një fushatë dezinformimi, e asistuar nga media të afërta me Qeverinë e Republikës Srpska, për të diskredituar Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë në BiH përmes pretendimeve të pasakta që Gjykata Supreme e SHBA-së po diskuton për imunitetin e Përfaqësuesit të Lartë. Tags: dezinformata, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë, SHBA.
Artikulli i CDT, “Liria e përkatësisë fetare është sulmuar në Mal të Zi“, përqendrohet në një fushatë dezinformimi në Mal të Zi, kryesisht me origjinë nga Serbia, qëllimi i së cilës, së bashku me protestat e organizuara, është Ligji për përkatësinë fetare në Mal të Zi. Tags: liria e përkatësisë fetare, dezinformata, protesta.
Për t’i lexuar artikujt duhet të regjistroheni për ta marrë buletinin mujor këtu.
Edhe pos statusit të tij sovran dhe historisë së meaxhimit autonom, Mali i Zi dallohet për nga mungesa e autoqefalisë së vetë nacionale. Kisha ortodokse Malazeze ( KOM) mungon nga jeta shpirtore e popullit të saj që në vitin 1918 kurr u rrëzua nga kisha ortodokse serbe (KOS) në Beograd. Që atëherë, patriarkana në Beograd menaxhon me autoritetet në çështjet religjioze dhe politike malazeze jashtë ingirencave të qeverisë në Podgoricë.
Autorizuar me rekomandim nga Komisioni Venecian, parlamenti malazez miratoi Ligjin për liri të religjionit të shumëvonuar në dhjetor të vitit 2019, duke zavendësuar ligjin e vjetëruar të vitit 1977. Miratimi i tij ishte anuluar thuajse një dekadë për shkak të kundërshtimeve të KOS. Patriarkana në Beograd ka kundërshtuar planet e qeverisë malazeze që të ndërmarrë pronësinë që ka poseduar para vitit 1918, pa dëshmi për pronësi të kishës.
KOS mobilizoi kundërshtimin e reformave në ligj në gjithë vendin, si dhe në Serbi dhe Bosnjë. Së bashku me demonstrimet e organizuara, KOS dhe përkrahësit antidemokratë filluan fushatë për dezinformim e cila akoma vazhdon.
Sipas hulumtimit të Qendrës për tranzitim demokratik, më shumë se 35.000 artikuj dhe shkrime në lidhje me Ligjin për liri të religjionit janë publikuar në mediat sociale në tre muajt e fundit. Nga mbi 35.000 artikuj, 20.000 kanë origjinën nga Serbia dhe rreth 9.000+ nga Bosnja dhe Hercegovina.
Numër i konsiderueshëm i këtyre artikujve janë shkuar me qëllim që të provokojnë, të intensifikojnë tensionet dhe të pengojnë dialogun, në mënyrë kolektive të gërrmojnë hapësirat e aktorëve kryesorë për zgjidhje të mosmarrëveshjes nëpërmjet konsenzusit. Fushata përhapte informata të pasakta për ligjim me interpretime tendencioze, të pavërteta për dorëzim të objekteve fetare në Vatikan dhe tepërim të numrit të demonstrantëve të tyre. Fushata kulminonte me lajme të rreme për arritjen e fuqive speaciale kosovare për të ndihmuar të „qetësohen“ protestat në Mal të Zi.
Propaganda më e madhe vjen nga mediat e regjistruara në Serbi, së bashku me mediat ruse dhe boshnjake (përndryshe RS) me një pjesë të mediave lokale, shpesh si transmetues. Për dallim nga fushatat e mëherëshme për dezinformim, kjo u karakterizua me kyçje intenzive të mediave private dhe shtetërore të sponzoruara në Serbi dhe Bosnjë me njoftim të njëanshëm dhe jotërësor.
Institucionet në Mal të Zi u zunë të papregatituar edhe pos historisë të manipulimeve me informata nga ana e fuqive të huaja antidemokratike. Në mungesë të pregatitjeve, policia dhe gjykata shtetërore filluan me arrestim të njerëzve me akuzë për nxitje të trazirave qytetare nëpërmjet përhapjes së „lajmeve të rreme“. Pasojat nga ky reagim drejt numrit më të madh të bashkësisë mediale malazeze mbesin problem në vete për mbrojtësit e shtypit të lirë.
„Nuk mund t’i fitoni Sllavët me luftë. Do u jepni ideale të rreme dhe ata vetë do të shkatërrohen“. Kjo është deklaratë e imagjinuar gjojase e thënë nga ish drejtori i CIA-s, Alen Dulles (1951-1961). Ky imagjinim është vendosur si pjesë e të shpikurit „Plani i Dulles“, gënjeshtër e përdorur për qëllime propagandiste ruse, në fillim të rrënies së BRSS. Ndërmarrë nga romani rus „Plani“ ka të bëjë me atë se Shtet e bashkuara duhet të drejtojnë mesazhe drejt Rusëve dhe Sllavëve të tjerë me qëllim që të shkatërrojnë vlerat e tyre tradicional, ashtuqë do të bëjë shoqërinë e tyre jomorale.
Kjo e pavërtetë përsëri përdorej në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit 2018, në mes të fushatës së referendumit për miratim të amandmaneve kushtetuese, përfshirë dhe ndryshimin e emrit. Referendumi ishte rezultat direkt i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në qershor të vitit 2018, duke i vënë fund mosmarrëveshjes 27-vjeçare mes dy vendeve fqinje dhe hapjen e rrugës për integrimin maqedonas euroatlantik.
Që nga fillimi i negociatave dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës, procesi i referendumit ishte i sulmuar me pretendime të rreme, dezinformata dhe propanga anti-NATO nga Krimeja dhe aktorët pro-rusë në politikën maqedonase, media dhe shoqërinë qytetare. Për shkak se dezinformatat efektive janë bërë për tu përsëritur, i ashtuquajturi „Plani Dulles“ vazhdoi të shpërndahej nëpër Fejsbuk në janar dhe shkurt të vitit 2019 në prag të votimit parlamentar për ndryshimet kushtetuese, si dhe nënshkrimin e protokolit për qasje në NATO.
„Plani Dulles“ është narracion i cili përsëritet, i përhapur në mbarë Ballkanin. Fillimisht publikohej nga portale gazetare serbe në janar të vitit 2013. Videoja që shpërndahej në mes të fushatës së referendumit ishte në gjuhën serbe. Duke arritur numër të madh të shpërndarjeve dhe interaksioneve (përndryshe rreth 1.300 shpërndarje), u shtuan dhe përkthime maqedonase për përhapje më të madhe në gjithë Maqedoninë e Veriut, me 500 shpërndarje nga burimi në këtë rast profil në Fejsbuk.
Plani i demantuar
Shkencëtarët rusë Sergej Gollunov dhe Vera Smirnova publikuan studim për „Planin Dulles“, në të cilin haset se qëndrimet e tij të para dhe të fundit janë thuajse kopje identike nga romani „Thirrje e përjetshme“ i vitit 1981 nga Anatolij Ivanov. Bashkëpunuesja e jashtëzakonshme në univerzitetin në Kembrixh, Xhuli Fedor hulumtoi temën, duke e vërtetuar si teori konspiracioni të pabazuar. Edhe një publikim tjetër aktual u publikua në web-faqen e panvarur për lajme „Meduza“ në dhjetor të vitit 2019: „Konspiracioni U – A ish instruktori i KGB bëri për vete studentët me ligjerata në pseudoshkenca dhe FSB praktikantë“. Meduza poblikoi se „Plani Dulles“ është shfaqur edhe në romanin e vitit 1983 „CIA kundër BRSS“, nga Nikollaj Jakovlev, i cili ka qënë i regrutuar nga KGB për shkak të „operacioneve ideologjike“; kurse përveç kësaj edhe se „Planin“ për momentin e ligjëron Vitalij Grigorev, veteran dhe ish instruktor i KGB në MIREA, një nga institucionet teknologjike më të mëdha të Rusisë për arsimim të lartë.
Fighting Fake News Narratives, projekt për zbulim të dezinformatave në Maqedoninë e Veriut, ndërmorri dy hulumtime për planin Dulles, për akuzat e tij të pabazuara dhe vazhdoi me tentimet për reciklim të kësaj propagande rreth eventeve kryesore që kanë të bëjnë me integrimet euroatlantike.
Një numër i madh i mediave të lidhura me qeverinë e Republikës Serbe (RS), në bashkëpunim me elemente të partisë nacionaliste kroate PNK, që moti ndërtojnë narracion të koordinuar dezinformativ për diskreditim të Kabinetit të përfaqësuesit të lartë (KPL) në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH). Kjo fushatë e veçantë për dezinformim është ngritur si përgjigje të vendimit të Gjykatës Supreme në SHBA për shqyrtimin e gjyqit më të ulët për statusin e imunitetit të KLP në proceset gjyqësore boshnjake.
KLP luan rolin kryesor në mbrojtjen e paqes dhe rendit në BiH nën mandatin e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit. Njëra është kompetenca e tij për të shkarkuar zyrtarët qeveritarë për shkak të dëshmive të thyerjes së marrëveshjes paqësore dhe sjellje të ngjajshme.
Në vitin 2004, KLP urdhëroi shkarkim të Zoran Zhuzhës, ish komandantine Presidentit të kuvendit nacional të RS, dhe u rrëzuar nga përfaqësuesi i lartë Xheremi „Pedi“ Eshdaun. Si rrjedhojëm Zhuzha kërkoi dëmshpërblin në gjykatat amerikane për katër vite, nga viti 2014 deri në 2019. Zhuzha akuzoi KPL për thyerrje të të drejtave të njeriut gjatë procesit të shkarkimit të tij. Për shkak të faktit që SHBA-të kanë vend në Udhëheqsinë e Këshillit për zhvillimin e paqes të cilin e mbikqyr KLP, Zhuzha vuri në pyetje jurisdiksionin e SHBA-ve. Beteja lirgjore e Zhuhës mbaroi ashtuqë Gjykata Supreme në SHBA në vitin 2018 hodhi poshtë anketën e Zhuzhës dhe solli vendim të gjyqit më të ulët për mbrojtjen e imunitetit të ZPL sipas ligjit për imunitet të organizatave ndërkombëtare.
Përkundër fakteve publike për vendimet e gjykatave në SHBA, dezinformata e sponzoruar nga RS filloi me shkrim në „Vecernji List“ [1], gazetë ditore të e cila zakonisht lexohet në pjesët me shumicë kroate në BiH dhe e cila është në radhët e UDK. Shkrimi, gjojase, në bazë të deklaratave të Zhuzhës dhe avokatit të tij „Xhon Vintorp“, rrejshëm publikoi se Gjykata Supreme e SHBA-ve po shqyrton imunitetin e ZPL. Si rezultat i kësaj, agjencioni gazetar shtetëror i RS, SRNA dhe RTRS, radiodifuzioni publik në Republikën Serbe, publikuan raportet se „Gjykata Supreme Amerikane ka pranuar ankesën e Zoran Zhuzhës“ dhe „Gjykata supreme e SHBA-ve pranoi të ndërmarrë rastin kundër ZPL“. Kjo më vonë është ndërmarrë nga 14 portale të tjera, përfshirë edhe gjeneratorin kryesor të lajmeve TV „Alternativa“, stacion medial privat në pronësi të biznismenit të afërt me qeverinë e RS. Mbi të gjitha, agjencioni i huaj gazetar rus „Sputnik Serbia“ publikoi edhe një shkrim në këtë temë, në intervistë me Zhuzhën, duke prentenduar rejshëm se rasti është akoma në proces në Gjykatën Supreme në SHBA.
Përallën fiktive fillimisht e hodhën poshtë gazetarët e Zërit të Amerikës-Bosnjë (VOA-Bosnjë), të cilët dëshmuan se rasti me të vërtetë është i përfunduar. Por kësaj, VOA-Bosnjë publikoi edhe se „avokati“ i Zhuzhës, Xhon Vintorp, nuk ekziston dhe se në fakt Zhuzha është mbrojtur vetë në këtë rast. Ky evet ishte mbuluar ose plotësuesisht zbuluar nga media të ndryshme në BiH dhe Raskrinjkavanje.ba, portal për kontrollim të fakteve nga UG „Pse jo“, i cili identifikoi 22 media si dezinformative në këtë rast.
[1] „Zbog smjena u BiH tužba protiv OHR-a stigla pred Vrhovni sud SAD“, Večernji list, 05.02.2020
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT