Titulli origjinal i tekstit: Zaev kushtëzon Alternativën: Ose krah për krah me BDI në fushatë ose e humbni Ministrinë e Kulturës!
Spekulimet për dorëheqjen e ministrit për kulturë datojnë që nga 24 mars, ndërsa lajmi që po e analizojmë është publikuar me 1 prill. Më tepër se një javë shkruheshin lajme për largimin e pretenduar të ministrit për kulturë Asaf Ademi nga pozita, e më pas edhe për kthimin, gjoja me ultimatum nga kryeministri Zoran Zaev drejt partisë “AlternAtiva”, se kinse do ta humbin Ministrinë e Kulturës, nëse nuk i bashkangjiten BDI-së në fushatën zgjedhore për Stevo Pendarovski.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Portale të tjera të cilat publikuan lajmin: infomagazin.net, klik.mk
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Autori i tekstit që nga titulli fillon t’i manipulojë lexuesit duke krijuar mit për kryeministrin si njeriu që e thotë fjalën e fundit për gjithçka dhe që gjoja e ka shantazhuar „AlternAtivën“ që ta kthejë ministrin në punë. Me këtë kushtëzim është kërkuar nga ministri që të futet në „shërbim“ të kandidatit Stevo Pendarovski.
Me këtë, kandidati për kryetar Stevo Pendarovski paraqitet në pozitën e personit që merr përkrahje nga subjektet politike me detyrim dhe pasqyrohet një sistem ku funksionon diktatura dhe shantazhi. Përveç kësaj, autori “me një gurë – vret dy zogj” duke i paraqitur partitë shqiptare në pushtet si “këlysha” të Zoran Zaev dhe shumë të dobët ose pa të drejtë fjale.
Publikimi i lajmit përputhet me fillimin e fushatës, kështu pretendimet për mosofrimin e përkrahjes për Stevo Pendarovskin, bëhen akoma më problematike. Në bashkangjitje fotografi nga evenimentet e organizuara nga AlternAtiva për nevojat e fushatës së kandidatit për kryetar shteti Pendarovski.
Përveç kësaj, duhet të merret parasysh fakti se kryetari i Alternativës Afrim Gashi, që në Konventën Promovuese, bëri të qartë se partia e tij e përkrah Stevo Pendarovskin. Përveç kësaj, Ministria e Kulturës doli me qëndrim zyrtar me 3 prill, ku e përgënjeshtroi lajmin për dorëheqjen e pretenduar të ministrit dhe e informuan publikun që aktivitetet e Ministrisë për Kulturë po zhvillohen sipas dinamikës rrjedhëse. Kjo do të thotë se dy aktivitete që nuk kanë lidhje njëra me tjetrën, autori i ka paraqitur si të jenë shkak – pasojë.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT