Titulli origjinal: Po mbushen kutitë në Çair, Saraj, Likovë dhe Studeniçan?
Vetëm për shkakun që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në komuna të caktuara ka dalje më të madhe të votuesve, mediumi publikon tekst spekulativ me titull i cili nuk pohon, por pyet se a po mbushen kutitë e votimit në ato vende.Dezinformata e njejtë u paraqit edhe në profile Twitteri, ku me hartë tregoheshin vendet ku ka dalje më të lartë. Është e dukshme se bëhet fjalë për vende që jetojnë shqiptarët dhe se kinse aty po bëhet mbushje e kutive në interes të njërit kandidat për president.
Teksti sërish nuk ka autor, nuk ka deklartë, e as konfirmim të ndonjë institucioni relevant ose palë tanguese. Nuk ka as krahasim nga ndonjë raundi të dytë të mëparshëm të zgjedhjeve që të shikohen se a është e vërtetë se bëhet fjalë për pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë të votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve. Poashtu, ky tekst spekulon se kinse vetëm në vendet ku shumica e popullsisë janë shqiptarë, po bëhet mbushja e kutive të votimit. Teksti as në aspekt profesional, as në atë etik, nuk i kënaq standardet minimale. Në vend që të parashtrojë pyetje në titull, teksti duhet të japë përgjigje, ndërsa ekipi i F2N2 në këtë tekst nuk e gjeti, për këtë shkak këtë tekst e vlerësojmë si dezinformatë e cila mund të shkaktonte pasoja më serioze mbi procesin zgjedhor.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT