Titulli origjinal: BE DHE OSBE TË BEFASUAR? Nuk do t’ju besohet çfarë shkeljesh po bëhen në vendvotime!Me 15.07.2020 portali Mkdpress.site publikoi një clickbait tekst, në titullin e të cilit është shënuar pretendimi manipulues se BE dhe OSBE janë befasuar nga shkeljet që po ndodhin në vendvotime.
Vegëza deri te artikulli origjinal këtu.
Teksti i publikuar është clickbait në të cilin deklarohet manipulimi se BE dhe OSBE janë të habitur gjegjësisht të befasuar nga shkeljet që ndodhin në vendvotime. Pretendimi i deklaruar nuk korrespondon me të dhënat e publikuara në përmbajtjen e tekstit, gjegjësisht pretendimi i deklaruar në titull nuk mbështetet me asnjë fakt.
Ekipi i F2N2 kontrolloi profilet zyrtare në Twitter dhe Facebook dhe në faqet e internetit ku OSBE dhe BE kryesisht shprehin pikëpamjet e tyre. Aty nuk kishte asnjë reagim që mund të konfirmonte vërtetësinë e deklaratës së bërë në titullin e tekstit.
Për më tepër, të nesërmen në 16.07.2020, OSBE /ODIHR, BE dhe Ambasada e SHBA thanë qartë dhe pa mëdyshje se zgjedhjet u zhvilluan mirë dhe pa probleme, në përputhje me rekomandimet dhe protokollet për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve në kushte të pandemisë.
Nga misioni i OSBE/ODIHR theksuan se “kjo është një kohë shumë sfiduese për mbajtje të zgjedhjeve dhe ne i njohim përpjekjet e autoriteteve për t’u përshtatur me rrethanat e reja. Dita e vetë zgjedhjeve kaloi pa probleme, përkundër disa sfidave teknike me raportimin e rezultateve.”
Ambasada e SHBA në Shkup, në komunikatën e saj me shkrim, deklaroi se “njeh përpjekjet e mëdha të zyrtarëve lokal të angazhuar rreth zgjedhjeve të cilët, megjithë pandeminë në vazhdim, kanë bërë të gjitha përpjekjet për të mbrojtur shëndetin, si të votuesve, ashtu edhe të anëtarëve të këshilleve zgjedhore dhe të vëzhguesve.” Nga Ambasada e SHBA konsiderojnë se “si zgjedhje të para të përgjithshme të mbajtura në Maqedoninë e Veriut që nga anëtarësimi në NATO dhe marrja e ftesës për të filluar negociatat e pranimit në BE në fillim të këtij viti, këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm për demokracinë”.
Në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë/zëvendës presidentit Josep Borrell dhe komisionerit për politikat e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varei për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut thuhet si më poshtë:
“Sipas gjetjeve dhe konkluzioneve fillestare të vëzhguesve ndërkombëtarë nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), zgjedhjet në përgjithësi u zhvilluan mirë dhe me disa përshtatje për shkak të pandemisë, ndërsa fushata ishte me të vërtetë konkurruese … Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së dhe me padurim pret të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur …”
Teksti i plasuar është clickbait, përmes së cilës bëhen pretendime manipuluese se BE dhe OSBE janë të befasuar nga manipulimet zgjedhore në vendvotime. Pretendimi i bërë nuk mbështetet me pikëpamje zyrtare. Manipulimi i plasuar mund të kontribuojë në informim të gabuar të publikut, duke krijuar përshtypjen se ekzistojnë parregullsi, gjë që vë në dyshim kredibilitetin e procesit zgjedhor.
Ekipi i F2N2 e vlerëson këtë tekst si manipulues, sensacional dhe joprofesional.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT