BRUKSEL (Rojters) – Bashkimi Europian të mërkurën 29.07.2020, njoftoi se është arrirë marrëveshje për furnizim me një sasi të caktuar të ilaçit Remdesivir. Furnizimi me ilaç do të bëhet nëpërmjet kompanisë farmaceutike amerikane Gillead. Sipas pritshmërisë, me këtë furnizim do të kënaqen nevojat afatshkurte të pacientëve europianë, kurse sipas planit parashihet se sasi më e madhe do të mund të sigurohet më vonë.

 

Ky ilaç është i vetmi i cili deri më tani është akredituar në BE për mjekimin e pacientëve me simptoma serioze të KOVID-19, por thuajse gjithë rezervat e ilaçit në dispozicion, veçmë i kanë blerë SHBA-të.
Komisioni i BE-së u dakordua të paguajë 63 milionë euro (74 milionë dollarë amerikanë), me qëllim që të kryejë furnizmin e kufizuar, i cili do të mundësojë mjekimin e rreth 30.000 pacientëve, thuhet në njoftim.

 

Burim: Reuters

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.