PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Edhe BE po grindet me OBSH për atë se si njofton për koronënMë 22 tetor të vitit 2020, portali Infomaks publikoi tekst me titull: Edhe BE po grindet me OBSH për atë se si njofton për koronën. Në përmbajtje thuhet se Bashkimi Europian ka formuar plan-projekt për reformat që duhet të zhvillohen në kornizë të Organizatës Botërore Shëndetësore. Në sugjerim është theksuar se antarët e OBSH-së është dashur të tregojnë transparencë më të madhe sa i përket mënyrës së njoftimit gjatë pandemisë.

FAKT/E

Nuk është hera e parë që ky portal të përdorë klik-bejt tituj dhe shtrembërim të fakteve për të manipuluar publikun. Përkatësisht, askund në përmbajtjen e tekstit nuk shkruan se BE është grindur me OBSH, e as se ka pasur ndonjë mosmarrëveshje mes tyre. Përkundrazi, bëhet fjalë për plan-projekt për reforma të pregatitur nga qeveria gjermane pas diskutimeve me vendet e tjera antare, në të cilin është dhënë shqyrtim i planeve shumëmujorshe të BE-së për zgjidhjen e sfidave të OBSH-së lidhur me financimin, menaxhimin dhe kompetencat ligjore.

Dokumenti nga 19 tetori deri te i cili ka arirë Rojters, nxit OBSH-në të sjellë masa që do të rrisin  „transparencën e pajtueshmërisë nacionale“ me regullativat shëndetësore ndërkombëtare dhe kërkojnë nga vendet antare të OBSH të jenë më të shpejta në shpërndarjen e informatave gjatë rasteve urgjente shëndetësore.

As OBSH e as qeveria gjermane nuk kanë dashur të komentojnë për dokumentin sepse për atë do të diskutojnë ministrat e shëndetësisë të BE-së në video-konferencë javën e ardhëshme, kurse qëllimi është që ky të jetë një qëndrim i përbashkët i BE-së para Kuvendit të OBSH-së i cili duhet të mbahet në mes të nëntorit.

Portali në mënyrë joprofesionale shpreh përfundim në titull për gjoja se grindje ose mosdakordim mes BE-së dhe OBSH-së. Ky është vetëm një në vargun e titujve që i publikon me qëllim që të manipulojë publikun, në drejtim të rënimit të besimit në organizatat ndërkombëtare, në këtë rast besimit në punën e Bashkimit Europian dhe Organizatës Botërore të Shëndetit.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.