PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: PRAP SË PRAP EKZISTON BLLOKIMI NGA TURQIA, PËR ANTARËSIMIN TONË NË NATO: Turqia kërkon ekstradimin e antarëve të FETO, Maqedonia konsultohet me ,,partnerët perëndimorë”

Portali Infomaks publikoi artikull në të cilën transmetohet një pjesë e deklaratës së Presidentit Stevo Pendarovski e dhënë për Almakos. Titulli i artikullit i vë në hutim dhe njëkohësisht dezinformon lexuesit duke pretenduar se ekziston mundësia për bllokim nga ana e Turqisë për
antarësimin tonë në NATO.Link nga artikulli origjinallink.

FAKT/E

Teksti në artikull aspak nuk korespondon me titullin e artikullit. Përkatësisht, Presidenti Pendarovski në deklaratën e dhënë për Almakos në pyetjen e gazetarit e cila thotë: “Cili është qëndrimi juaj në lidhje me kërkesën e Turqisë që të kthehen qytetarët e saj të cilët janë dënuar se janë antarë të organizatës FETO?” Presidenti përgjigjet: “Folëm për këtë çështje me partnerët tanë nga Turqia dhe dime se ata kanë kërkesë për 15 persona. Procesi është në zhvillim e sipër nëpërmjet Ministrisë për drejtësi, siç jam I informuar. Gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshmë se ne kemi marrë përgjegjësi si pjesë e integrimit tone europian të dakordohemi me politikën  e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE dhe duhet të kemi parasysh edhe këtë çështje gjatë sjelljes së vendimeve përfundimtare”.

Intervistën mund ta shini në  linkun në vijim, kurse përgjigjen mund ta lexoni në pyetjen e 22-të të parashtruar. Në përgjigjen e dhënë nga ana e Pendarovskit askund nuk përmendet bllokim i mundshëm nga ana e Turqisë, kështuqë titulli i këtij artikulli e bën të njëjtën njëkohësisht dezinformatë dhe klikbejt.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.