Agjenconi informativ ndërkombëtar „Bllumberg“ publikoi analizë në të cilën duke u bazuar në dokumente dhe deklarata nga burimet e shërbimeve sekrete amerikane, thuhet se Kina po fsheh numrin e vërtetë të personave të sëmurë me koronavirus. Këto burime nuk zbulojnë shumë sepse bëhet fjalë për informata të klasifikuara, për të cilat sipas ligjeve amerikane nuk guxon të flitet publikisht. Qëllimi kryesor të cilin e kanë ndarë me gazetarët e „Bllumberg“ është se Kina po publikon të dhëna të rreme për numrin e të sëmurëve dhe numrin e të vdekurve si pasojë e virusit i cili pra filloi të përhapet nga Kina në mbarë botën.
Në analizën e Bllumberg citohen disa funksionerë amerikanë të cilët gjithashtu ndajnë të njëjtin opinion se numrat për virusin në Kinë nuk janë reale dhe janë shumë më të larta, por se partia komuniste e Kinës e cila është në qeveri, arrin me sukses të fshehë numrat realë, duke cenzoruar dhe dëbuar media të huaja, dhe manipuluar me statistikat të cilat dalin në publik.
Amerikanët nuk besojnë se vendi prej ku filloi virusi ka më pak raste se Amerika, Spanja dhe Italia, të cilat për momentin janë më lartë në listën e vendeve sipas numrit të të infektuarve dhe të vdekurve.
Edhe pse Kina është vendi i „origjinës“ së virusit, prap së prap në krahasim me Amerikën ka numra mjaft më të ulëta të të sëmurëve, edhe pse nga numri i banorëve është shumë më e madhe. Amerika numëron 327.2 milionë banorë, kurse Kina 1 miliardë dhe 386 milionë banorë, kurse numri i të sëmurëve në Kinë është 81 589, kurse në Amerikë 215 357. Raste vdekjesh në Kinë ka 3 318 kurse në Amerikë ka 5 113.
Numrat janë ndërmarë nga https://www.worldometers.info/
Në tekstin e „Bllumberg“ gjithashtu theksohet se qeveritë shëndetësore kineze kanë numër të madh të të shëruarve ose nuk kanë raste të rreja sepse nuk i shënojnë rastet të cilat nuk kanë simptome, edhe pse virusi jo gjithmonë jep simptome.
Në këtë storje ka edhe një anë tjetër. Sipas analizës dhe hulumtimit të „Bllumbergг“ nëpër qytetet ku kishte numra më të mëdha të të sëmurëve që nga fillimi i epidemisë ka mijëra urna ku është vendosur hiri i personave të vdekur. (Sipas traditës kineze, numri më i madh i të vdekurve kremohen dhe urnat e tyre hidhen në një vend të caktuar). Agjencioni në këtë link ka vendosur dhe fotografi nga të afërmit e të vdekurve të cilët presin urnat e të afërmve të tyre.
Panvarësisht nga gjithë këto fakte të cilat tregojnë se Kina akoma ka betejë të gjatë me virusin, portali Lider publikoi tekst në të cilin Kina prezantohet sikur të ketë përfunduar betejën me virusin me 92% të shëruarve, edhe pse siç „Bllumberg“ analizon në një sërë tekstesh, nuk tregohen numrat realë.
Sipas fakteve të lartëpërmendura të publikuara nga “Bllumberg”, agjencion informativ i cili ka përfaqësuesi edhe në Kinë, ky vend është në gjende mjaft më serioze nga ajo që tenton t’i prezantojë botës.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT