Londër ( Bi – bi – si) – Në Evropë ka filluar hulumtimi i vaksinës kundër virusit Korona tek njerëzit. Testimi po bëhet në universitetin e Oksfordit.
Testimi i studimit filloi me injektimin e dy vullnetarëve , të parët që janë paraqitur prej mbi 800 personave për këtë studim.
Personi i parë që është injektuar është Elisa Grenato, një shkencëtare, e cila për Bi – bi – si ka deklaruar : “Un jam shkencëtare, prandaj edhe desha ta mbështes procesin shkencor”
Gjysma prej vullnetarëve do të marrin vaksinën “Covid-19”, ndërsa gjysma vaksinë kundër meningjitit, por jo nga virusi korona. Pjesëmarrësit në këtë studim nuk do ta dinë se cila vaksinë u është injektuar. Këtë do ta din vetëm ekipi i mjekëve të cilët do ta ndjekin hulumtimin.
Vaksina është zhvilluar në universitetin e Oksfordit për më pak se tre muaj. Është bërë në bazë të versionit të dobësuar të virusit të thjeshtë me ftohje ( i njohur si adenovirus) tek shimpanzot. Ka modifikime me qëllim që të mos zhvillohet tek njerëzit.
Hulumtuesit që kanë zbuluar vaksinën u kanë dhënë prioritet punonjësve shëndetësor në hulumtimin shkencor, pasi që tek ata ka më shumë gjasa që të vijnë në kontakt me virusin.
Burimi: BBC.com
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT