Çernobill, mini seriali prej pesë epizodave në produksion të HBO, është storje e sqaruar në mënyrë entuziaste nëpërmjet filmit për një nga katastrofat më të frikshme të kohës sonë, aksidenti i qendrës bërthamore Çernobill në Ukrani, në atë kohë në përbërje të BRSS.

Seriali i ekranizuar mjeshtërisht e cila në detale sqaron çfarë ka ndodhur në vitin 1986, kur proletarët nga të gjithë vendet, duke festuar festën e punëtorëve, i goditi lajmi i frikshëm nga Pripjati. Vetëm pesë ditë pas fatëkeqësisë.

Reagime

Reagimet për serialin lëvizin nga eksitmin dhe përshëndetje se e vërteta për Çernobillin dhe sjellja e papërgjegjëshme e Bashkimit Sovjetik përfundimisht doli në pah, deri në ekstremin tjetër, pretendimet nga Kremlini, se bëhet fjalë për propagandë amerikane dhe se së shpejti në serialin rus për „të vërtetën“ për Çernobill, do të shihet se për aksidentin është përgjegjës agjent i CIA-s.

Gjithsesi, komentet e publikut objektiv, të cilat mund të lexoheshin nga tekstet e gazetave dhe mediave më të mira europiane, se seriali është bërë mjeshtërisht, mjeshtërisht janë kujdesur pët të gjithë detalet që të tregohet në mënyra të drejtë jeta, dekori, dhe rethanat në Rusinë sovietike të asaj kohe, detaje pas të cilëve rezhiseri Kreg Mazin është i njohur, madje edhe i fiksuar me detajet më të vogla.

Në pjesën e vërrejtjeve objektive do të vëmë edhe atë se prap së prap, Rusët nuk pijnë aq shumë votkë, të paktën jo në çdo rast dhe jo çdo ditë, por këto janë punë të cilat më së paku shqetsojnë.

Politika e papërgjegjshme

Ajo që habit publikun botëror është mënyra në të cilën punohej në këtë qendër bërthamore, sidomos në natën e aksidentit, kur Çernobilli ndriçoi qiellin mbi Ukrainën, kurse qytetarët e Pripjat dhe Rusisë sovjetike nuk dinin se çfarë monstre u lirua para syve të tyre dhe sa të mëdha do të jenë pasojat për ta dhe trashëgimtarët e tyre. Përderisa me fëmijët në dorë nga ura, në largësi të caktuar shijonin bukurinë djallëzore, Aurora Burealis e rremë e shkaktuar nga radiacioni me shpejtësi të madhe strehoej në sytë e tyre, nën lëkurën e tyre, në eshtrat e tyre. Askush, as drejtuesit e bërthamores, as politikanët lokal nuk i lajmëruan lajmin e tmershëm dhe as nuk dhanë urdhër për evakuim, me qëllim që të shpëtohen sa më shumë jetë. Edhe pse ndoshta për nevojat e serialët ka qënë më shumë e dramatizuar, prap së prap kjo flet për reagimet primare joadekuate të qeverisë soviete për kërcënimin më të madh global në atë moment.

Shtet i kindapuar, sistem i rrënë i përgjegjësisë

Sistemi i kalbur i përgjegjësisë, nënçmimi i shkencës nga politika, vendimet e jokompetentëve, frika e politikanëve lokal nga mbikqyrësit e tyre, dhe sidomos turpi para publikut botëror se në Rusinë sovjetike mund të ndodhë tragjedi e përmasave të Çernobillit, ka qënë shkak për mos shpëtimin e jetëve njerëzore.

Madje, në një moment gjatë mbledhjes së politikanëve lokal dhe shefit të bërthamores, i cili edhe më tutje nuk u tregoi të vërtetën se Çernobilli po eksplodon dhe çdo orë prolongimi i marrjes së masave duplon dëmin dhe kërcënimin për gjithë njerëzimin, sugjerohet që qyteti dhe qytetarët të sakrifikohen, vetëm për të mos u zbuluar ajo që po ndodh. Nëse nga më të moshuar pritet urtësi, në këtë rast ndodh e kundërta. Politikan më i moshuar lokal sugjeron të mbyllen hyrjet dhe daljet e qytetit, të ndalen linjat telefonike dhe çfarëdolloj kontakti me botën e jashte dhe të përballohet situata sepse kjo është vepër patriotike të cilën e kërkon nënë Rusia.

Dhe sot publiku botëro pyet se cilat janë përparësit që Kremlini ka menduar se i ka nëse kjo mbahet sekrete? Pa marrë parasysh se radiacioni nuk do të respektojë vendimin politik që të mbetet në kufijtë e Pripjatit, madje edhe nëse gjithë vdesin për këtë kauzë.

Kriza eskalon, sjellje johumane ndaj qytetarëve të vetë

Përkundër politikës ruse zyrtare që të mbulohet gjithë rasti dhe të minimizohet, Çernobill, vetëm si faleminderim për ndërgjegjen dhe vetësakrifimin e disa persona nga shkenca sovjetike dhe establishmenti politik, nuk kaloi në tragjedinë më të madhe të njerëzimit dhe planetës Tokë nga lufta e dytë botërore dhe këtej. E pregatitut të sjellë çmimin më të lartë të viktimave njerëzore, Moska zyrtare reagon madje pasi vendet e botës perëndimore do të ndjejnë radiacionin dhe do të fillojnë të parashtrojnë pyetje për atë që po ndodh. BRSS, siç është paraqitur në serial fillon të kujdeset për qytetarët e vetë, madje pasi vjen lajmi që në Gjermani nuk u lejohet fëmijëve të dalin jashtë.

Propaganda ruse

Një nga TV stacionet më të njohura, NTV në qershor publikoi se planifikon të emitojë seriale të veta për Çernobill, në të cilat arsyeja për eksplodimin e bërthamores do të sabotohet nga agjent i CIA-s. Qeveria Ruse edhe financiarisht mbështet serialin nëpërmjet Ministrisë së kulturës.

Janë paralajmëruar edhe padi nga Moska kundër produksionit të HBO për shkak të „demonizimi i imixhit të qeverisë sovjetike dhe popullit sovjetik“.

Vallë edhe sa njerëz mund të ishin shpëtuar?

Palejuar, qeveria sovjetike e mbante këtë lajm sekret për dy ditë. Gjithësej 148 persona kanë qenë në momentin kur Çernobilli ka eksploduar dhe menjëherë pas eksplodimit. Zjarrëfikës dhe punëtor në ndrrimin e natës në bërthamore. Deri në fund të verës së vitit 1986 në spitalet e Moskës kanë qenë të hospitalizuar reth 15.000 persona me pasoja nga radiacioni i Çernobillit. Më vonë ky numër rritet në 40.00 pasi përveç Ukrainës, përfshiu edhe Bellorusinë ku gjysme e të hospitalizuarve kanë qenë fëmijë.

Rreth 120.000 persona kanë qenë te evakuuar nga zona e rrezikshme rreth Çernobillit, por rreth 600.000 punëtorë janë sjellë që të punojnë në mbylljen e reaktorit, kurse reth 31.000 ushtarë kanë qenë të vendosur në afërsti të reaktorit, ku radiacioni ka qenë 1000 herë më i madh nga normalja.

Kjo na çon deri te pyetja: Sa të mëdha janë pasojat nga Çernobill?

Në vitin 2006 Kombet e bashkuar në raport theksuan se numri i të vdekurve si pasojë e Çernobillit është 56. Mirëpo, shkencëtarët në botë nuk dakordohen dhe janë skeptikë. Gjithsesi numri i saktë nuk mund të dihet mund vetëm të sugjerohet dhe sillet afër 50.000 deri në 150.000, sepse siç thotë profesorja e MIT, Kejt Braun, Çernobill nuk mund të vlerësohet as sot e as në të kaluarën. Pasojat ndjehen edhe më tej.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.