Titulli origjinal i artikullit: Regullatori vendosi: Shtrenjtim i madh i benzinës dhe naftës
Më 15 prill të vitit 2019 në publik u shfaqën artikuj me tituj që nuk korespondojnë me tekstin e lajmit, ose të ashtuquajtura Klik-bejt (klik-mashtrim). Duke theksuar titull senzacional qëllimi ka qënë që të tërhiqet vëmendje më e madhe e publikut.
Në përmbajtjen e tekstit ka qënë i transmetuar vetëm informacion faktografik nga vendimi i Komisionit regullator për energjetikë pa u bërë më parë krahasim ose analizë e ndryshimit të çmimeve të derivateve të naftës në një periudhë të caktuar në të kaluarën ose në krahasim me shtete të tjera.
Link deri te artikulli origjinal këtu.
Link deri te artikulli origjinal i arkivuar këtu.
Komisioni regullator për energjetikë punon në dakordim me Metodologjinë (publikisht në dispozicion në faqen e KRE), e cila në mënyrë transparente parashikon se cilat elemente hyjnë në strukturën e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës. Me këtë është e rëndësishme që kur bëhen analiza komparative për lëvizjen e çmimeve të derivateve të naftës, krahasimet të bëhen nvarësisht cilësisë që i përshtatet atij produkti të naftës, sepse nga 2009 në tregun tonë në përputhje me regullat ligjore dhe regullative, është lejuar të lëshohen produkte të naftës me Euro 3 dhe Euro 4 standard, të cilët janë me cilësi më të dobët dhe harxhimet për proseing të të njëjtave janë më të lira, krahasuar me derivatet e naftës ekologjike të sotshme të cilat shiten dhe janë Euro 5 standard. Për këtë shkak është e pakrahasueshme paralela për çmimin e cila shumë shpesh bëhet në publik për naftën ose benzinin në vitin 2008 dhe tani në vitin 2018, sepse bëhet fjalë për produkte të ndryshme.
Krahasuar me 15 shtete nga rethina e ngushtë dhe më e gjerë, shteti ynë është në fundin e tabelës duke përdorur së bashku me dy tre vende të tjera benzin dhe naftë me çmime më të lira.
Nëse analizohet struktura e lëvizjes së çmimeve të benzinës dhe naftës do të vijmë në përfundim se nga 2011 deri në 2014 benzina ka pasur në vazhdishmëri çmim më të lartë nga çmimi i sotshëm madje në një periudhë dhe deri më 18% ka qenë më e shtrenjtë krahasuar me çmimet e sotshme. Madhje dy herë në 2012 dhe një herë në 2015 kemi kërcim drastik në një hap nga 10% në çmimin e karburanteve.
Dhe e gjithë kjo si rezultat i lëvizjeve të çmimeve botërore të derivateve të naftës.
Prej këtu, plasimi i këtillë i artikujve, titujt e të cilave nuk korespondojnë me tekstin e lajmit, lë hapësirë për krijimin e qëndrimeve dhe opinioneve të cilat nuk korespondojnë me realitetin dhe bëjnë hutimin e qytetarëve.
Kurse ata kanë të drejtë dhe duhet të jenë të informuar në mënyrë adekuate për tema kaq të rëndësishme, pa shpekulime, manipulacione dhe lajme të rreme!
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT