Titulli origjinal: A po betonohet dështimi për të marrë një datë në qershor?
Në tekstin që është objekt i analizës, thuhet se Maqedonia e Veriut është larg nga mundësia e marrjes së datës për fillimin e negociatave me BE në qershor. Autori shkruan se është më se e qartë se shteti nuk i ka plotësuar kriteret dhe prandaj është e sigurt se nuk do të marrë një datë dhe për këtë ka një konfirmim nga ambasadori francez Christian Timonie.Artikulli origjinal
Ky tekst është një spinim klasik, misioni i të cilit është të mashtrojë lexuesit dhe t’i bindë ata se Maqedonia e Veriut është në një qorrsokak dhe se me siguri nuk do të marrë një datë për fillimin e negociatave.
Duke e lexuar tekstin, një qytetar i zakonshëm, i cili ndoshta nuk është i informuar shumë në politikë, do të mendonte se vërtet rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është e përfunduar.
Për të shtuar kredibilitetin tek teksti, autori spinoi një deklaratë të ambasadorit francez, duke e nxjerrë atë nga konteksti. Në të vërtetë, ambasadori francez në asnjë moment nuk thekson se Maqedonia e Veriut nuk do të marrë një datë, përkundrazi në disa nga deklaratat e tij që ekipi i F2N2 ka gjetur, ai thekson se data varet nga zbatimi i reformave që do të vlerësohen në Raportin e Komisionit Evropian si dhe nga rezultatet e zgjedhjeve të Parlamentit Europian.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT