Dezinformata nr:
Data:
Portali:
Koha për lexim:
мин.
STUDENTËT MAQEDONAS NUK DUHET TË PËRMBUSHIN DEKLARATË PËR PËRKATËSINË NACIONALETitulli origjinal: Skandal: Maqedonasit nuk figurojnë në grafën për përkatësi nacionale për regjistrim në fakultetMë datë 09.09.2019 në 13:37 portali Lider publikoi tekst i cili është spin. „Maqedonasit nuk figurojnë në grafën për deklarim të përkatësisë nacionale gjatë regjistrimit në fakultet.“ qëndron në tekstin i cili thirret në dokument i cili është i dhënë për pakicat nacionale në vend, gjatë regjistrimit në fakultet.Link nga publikimi: LiderArhivë e publikimeve: Сигнал, Маркукуле, Курир, Инфомакс, ЕкспресTeksti i publikuar është spin, me të cilin bëhet tentim për manipulim të publikut. Portali i cili i pari e publikoi lajmin, bazohet në dokumentin Deklaratë për përkatësi nacionale. Ky dokument nuk është i rri. Ai ekziston që vite më herët, kurse ka shërbyer për të rinjtë nga pakicat nacionale të cilët duan të vazhdojnë edukimin e tyre akademik.Për pakicat nacionale ekzistojnë kuota të caktuara në fakultetet në vend, me qëllim që të sigurohen mundësi të barabarta për arsimim të komuniteteve nacionale, të cilat janë pakicë. Në konkurset e publikuara nga Ministria e arsimit dhe shkencës, një nga kushtet për studentët e ardhshëm, së bashku me dokumentimin plotësues është edhe deklarata për përkatësi në bashkësi nacionale e cila është pakicë. Kjo deklaratë merret parasysh vetëm në rastet kur në dëftesa dhe diploma nga shkollimi i mesëm nuk është e theksuar përkatësia nacionale e kandidatit.Republika e Maqedonisë së Veriut është bashkësi multietnike. Në dakordim me këtë, të rinjtë nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe nacionale duhet të fitojnë mundësi për shkollim akademik.Gazetarët duhet të verifikojnë informatat të cilat i fitojnë. Me publikimin e të dhënave të paverifikuara, kontribojnë që publiku të jetë i manipuluar dhe i informuar gabimisht.FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT