GURR IDENTITETI I ZAEVIT: Himna „Sot mbi Maqedoninë“ edhe në libër e zavendësuar me „Xhelem, xhelem“ dhe „Shtatori“ shqiptar.
Titulli origjinal:Skandal: GURR IDENTITETI I ZAEVIT: Himna „Sot mbi Maqedoninë“ edhe në libër e zavendësuar me „Xhelem, xhelem“ dhe „Shtatori“ shqiptar.
Më 10.09.2019 portali Denesh publikoi tekst i cili është dezinformatë. Teksti u transmetua shpejt nga ana: Екран, Нетпрес, Маркукуле, ЗаСе, Експрес, Весник, Вечер, 365, Република, Инфомакс, Лидер, Курир, Сигнал.
Mediumi i cili si burrim të vetë vendos kryetarin e VMRO-DPMNE-së të DK Karposh, Toni Jarevski, i cili të dhënat e shprehura si stav i prezanton në profilin e tij në rrjetet sociale.Link nga publikimi: Deneshen
Arhivë e publikimeve: media
Teksti i publikuar është dezinformatë, me të cilën bëhet tentim për manipulim të publikut.
Shpekulimi është demantuar nga ana e Birosë për zhvillim të arsimit. Në njoftimin e tyre qëndron se: „Me himnën e Republikës së Maqedonisë së Veriut nxënësit njihen që në klasën e parë në lëndët arsimore shoqëri dhe arsim muzikor, si dhe në klasën e pestë, ku shumë qartë qëndron në programin arsimorë për shoqëri se nxënësit nëpërmjet aktiviteteve të integruara në lëndën e arsimit muzikor dhe vizatimit të kryejnë simbolet dhe të mësojnë himnën e Republikës së Maqedonisë (programi arsimor nga 22 maji i vitit 2008)“.
Informata e kompletuar mund të gjehet në linkun në vijim.
Strategjia e rre e MASH, ka për qëllim që nxënësit në fillore nga klasa e gjashtë deri të klasa e nëntë të mësojnë kulturën dhe traditën në fushën e muzikës nga bashkësia të cilës i përkasin. Përveç kësaj, ata do të kenë dhe mundësi të mësojnë kulturën muzikore dhe traditën e qytetarëve nga bashkësitë të tjera etnike. Kjo do të realizohet nëpërmjet dëgjimit dhe përpunimit të këngëve dhe kompozitave, mirëpo dhe njohjen me instrumentet dhe karakteristikat e këtyre bashkësive. Qëllimi i këtij koncepti është që të zhvillohet mutlikulturalizmi dhe të respektohen dallimet.
Gazetarët duhet çdo herë të këmbëngulin të verifikohen informatat të cilat publikohen. Me publikimin e informatave të paverifikuara, e nxitin publikun në përfundime të gabueshme, që është në kundërshtim me njoftimin profesional gazetaresk.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT