Titulli origjinal i publikimit: PLOMP LARGOHET: A largohet ambasadori holandez në Maqedoni për shkak të përfshirjes së tij në rastin “Reket”?
Portali infomax botoi një tekst titulli i të cilit është formuluar në formë të pyetjes dhe u sugjeron lexuesve se ambasadori holandez në Republikën e Maqedonisë Veriore, Wouter Plomp, po largohet nga shteti për shkak të përfshirjes së tij në rastin “Reket”. Është interesante që në tekstin e portalit thuhet se mandati i Ambasadorit përfundon në fund të javës.
Për ta “kripur” tekstin dhe për t’i rritur spekulimet, portali përdor tweet nga Arsim Zekolli, i cili rregullisht e kritikon qeverinë dhe shpesh transmetohet nga një grup portalesh si një burim relevant të informacioneve. Në llogarinë e vetë në Twitter, Zekolli i bën thirrje BE-së dhe Agjencisë së saj për ndjekjen e krimit financiar të OLAF-it që të hapin një hetim mbi përfshirjen e ambasadorit Plomp në këtë çështje.
Përveç klickbait-it, që do të thotë titull spekulativ dhe joshës, portali tenton ta çvlerësojë ambasadorin, ndërsa në tekstin krijon një imazh të largimit të justifikuar të ambasadorit nga Republika e Maqedonisë Veriore për shkak të skadimit të mandatit të tij. Megjithatë, teksti e transmeton tweet-in e Arsim Zekolit duke i mashtruar lexuesit në mënyrë diskrete dhe spekulative se ambasadori po largohet për shkak të përfshirjes në aferën “Reket”.
Kështu, portali në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur publikon dezinformatë, të cilën edhe vetë pjesërisht e zbulon. Këtu e shtojmë dhe faktin që portali nuk e transmeton dhe pozicionin e palës tjetër, kurse pyetja nëse ai është kërkuar, mbetet e papërgjigjur në tekstin.
Përdorimi i njoftimeve të mediave sociale për të mbështetur ose argumentuar ndonjë informacion, në asnjë mënyrë nuk duhet dhe nuk guxon të konsiderohet e vërtetë, pa e kontrolluar paraprakisht. Prandaj, ky tekst spekulativ është vlerësuar si dezinformim.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT