PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: NUK JANË PAK, JANË SHTATË – SI VOTOI EUROPA KUNDËR DATËS PËR NEGOCIATA

 

Deputeti Antonio Miloshoski në Tviter profilin e vetë publikoi post në të cilin thotë se në Këshillin e EU dje 7 antarë kanë qenë kundër datës për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në postin deputeti ka publikuar dhe shkëputje të fotografisë në të cilën gjendet titull: Franca dhe Gjermania hodhën ujë të ftohtë mbi shpresat Ballkanike për qasje të shpejtë drejt EU. Portali Republika ishte i pari që transmetoi këtë dezinformatë.Portale të tjera të cilat morrën pjesë në shpërndarjen e kësaj dezinformate janë :  Kurir,LiderMakfaksPlusinfoToçka24InfoSignalМаgazinMakpresMarkukuleEmagazin.

FAKT/E

Fillimisht, fotografia të cilën ka përdorur deputeti në këtë post nuk ka të bëjë me këshillin e djeshëm. Ajo është fotografi e publikuar në portalin  Financial Times e cila ka të bëjë me konferencën Ballkanike në Berlin më 29 prill 2019. Me vetë faktin që deputeti ka publikuar fotografi nga konferenca në Berlin, kurse flet për Këshillin Europian, vijmë në përfundim se posti i tij është dezinformatë.

Se në Këshillin Europian të gjithë vendet janë dakorduar për fillim të negociatave për MIA  deklaroi premieri Zaev (video).

Gjithashtu në tekst theksohet:

Asnjë nga vendet nuk ka shprehur dyshim se RMV I ka kryer të gjitha detyrat. Holanda ka shprehur pritshmëri të miratohet Ligji për GJP, por pa qëndrim negativ dhe në dakordim me fillimin e negociatave këtë vit. Më së shumti për ne luftuan: Greqia, Austria, Sllovenia, Sllovakia, Luksemburgu, Hungaria, Romania, Malta, shtetet Baltike dhe Han. Bullgaria shumë pozitive, Franca e përmbajtur me kërkesë për më shumë kohë për vendim për të dy vendet. Greqia, Austria, Sllovenia dhe Hungaria mjaft pozitive për ne. Në fund, përfundimi u soll me konsenzus, të gjithë janë Pro vendimit pozitiv në tetor dhe fillimi I negociatave deri në fund të vitit.

Të gjithë vendet u dakorduan  të sjellin përfundim me mirënjohje të veçantë për Prespën dhe Marrëveshjen me Bullgarinë. Të gjithë përshëndetën dhe verifikuan rezultatet e reformave. Dhe të gjithë u obliguan të sillet vendim I qartë dhe themelor në tetor.

Të gjithë me daljet e tyre përshëndetën reformat te ne, kurse vendimi për të dy shtetet do të sillet në tetor.

Nga kjo lirisht mund të konstatojmë se deputeti Milloshoski me dezinformatë ka tendencë të ndikojë mbi opinionin publik dhe të nxitë qytetarët kah përfundim i gabueshëm. Në tentimin e tij ndihmojnë dhe shumë media të cilat nuk i konsultojnë palët e interesuara, kështë në një farë mënyre marrin pjesë në shpërdnardjen e dezinformatave dhe informimit të gabueshëm të publikut.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.