Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, në seancën parlamentare të mbajtur në 25.07.2019 duke qëndruar prapa foltores përsëri ka shpërndarë dezinformata. Sipas tij, në publik janë paraqitur disa informata/spekulime se biznismenit nga Manastiri i ështëbërë shantazh për para nga ana e funkcioneri nga rradhët e qeverisë. Milloshoski deklaroi se biznismeni ka kërkuar shpëtim nga ky shantazh në Ambasadën e Bellarusisë në Sërbi e cila është gjithashtu përgjegjse edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut.Dezinformata është shpërndarë edhe nga ana e këtyre mediumeve: Magazin, Republika, Vecer, Libertas, Lider.
Ekipi i F2N2 tashmë dy herë ka shkruar për dezinformatat e shpërndara nga deputeti Antonio Milloshoski. Nëse dy herët e para medium përmes të cilit Milloshoski I shpërndante dezinformatat ishte Twitter, tash ai e keqpërdori foltoren parlamentare.
Ambasada Belloruse në gjuhë të pastër maqedonase e mohoi pretendimin/pyetjen e tij dhe e kualifikoi si gënjeshtër. Sipas njoftimit kjo ambasadë to të dërgojë edhe notë proteste deri tek Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Kur një deputet dhe ish ministër i punëve të jashtme është burim i lajmeve të përgënjeshtruara për disa herë, atëherë nevoja për ndërhyrje institucionale dhe organizim në luftën kundër këtij fenomeni është e arsyeshme dhe e nevojshme.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT