Devalvimi i parë dhe i vetëm deri më tani i valutës vendore ndodhi në muajin korrik të vitit 1997, kur kursi i këmbimit ndryshoi nga 27 në 31 denarë për një markë të atëherëshme gjermane. Maqedonia në atë kohë kishte deficit tregu në rritje, nivel modest të devizave rezervë, probleme me bilansin e pagesave dhe politikë restriktive monetare, përndryshe norma të larta të interesit. Që atëherë shpekulimet për devalvim eventual rriten në kohë kur çdo krizë e madhe politike, ekonomike ose e „kombinuar“ ndodh në vend, ashtu dhe në krizën aktuale të Kovid-19. Me atë që tani Maqedonia ka nivel më të lartë të devizave rezervë që kur është shtet i pavarur, stabil dhe sistem bankar i kapitalizuar mirë, historikisht nivel më të vogël të normave të interesit, deficit të llogarisë aktuale dhe borxh të jashtën në zonën e nivelit të matur, si dhe instrumente në dispozicion nga Banka popullore me të cilat mund të garantojë se kursi i këmbimit të denarit sa i përket euros do të mbetet stabil.

Igor Petrovski
gazetar në „Kapital“

 

Thuajse çdo krizë e madhe politike, ekonomike ose e „kombinuar“ që i ndodh vendit në 20 vitet e fundit pasi që është bërë devalvimi i parë dhe i vetëm i denarit në Maqedoninë e pavarur në korrik  të vitit 1997 (të përkujtohemi se atëherë denari devalvoi për 16% dhe kursi i këmbimit ndryshoi nga 27 denarë në 31 denarë për një markë të atëhershme gjermane) shoqërohet me shpekulime për një devalvim të rri, përndryshe vendim të bankës qendrore dhe qeverisë për zvogëlimin e vlerës të valutës vendore në krahasim me valutat e huaja, në rastin konkret fillimisht euros, valutë për të cilën është e lidhur kursin fiks i denarit.

Kështu ndodhi edhe në vitin 1999, kur për shkak të luftës në Kosovë dhe valës së refugjatëve që erdhën në vend, u krijua panikë mes qytetarëve maqedonas të cilët filluan të nxjerin kursimet devize nga bankat dhe të këmbejnë denarë për deviza. Banka popullore dhe bankat e tjera patën sukses në moment të fundit të zgjidhin problemin, për të cilën ekzistojnë dëshmitarë nga aktorët e atëhershëm të involvuar në ndodhitë.

Më vonë, në vitin 2001, gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni, përsëri u shfaq çështja e devalvimit, por qeveritë monetare në atë kohë ishin më të pasura me eksperiencë, më lehtë zbutën panikun duke intervenuar në tregun e devizave.

Shpekulime për devalvim kishte edhe në vitin 2008-2009 me rastin e krizës botërore financiare dhe ekonomike, me çka me vonesë u pasqyrua edhe në ekonominë maqedonase, pastaj në vitin 2010, në vitin 2012, vitin 2016-2017 gjatë krizës politike, në periudhën e qeverisë së “përzhinës“… deri në shpekulimet më të rreja të lëshuara ditëve të fundit se për shkak të deficitit të lartë të llogarisë aktuale, përndryshe gropës buxhetore, dhe bilansit të përkeqësuar tregëtar, vendi valon nga devalvimi, kurse kursi do të ndryshohej deri në 75 denarë për euro.

Në këtë rast nuk do të trajtoj motivet e autorit të këtyre shpekulimeve (të cilat janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe mund të shkaktojnë turbulenca të konsiderueshme në tregun deviz – lexo : panikë në banka për të nxjerë kursimet devize dhe këmbimi i denarëve në euro – që në fund mund vetëm të përkeqësojë situatën akoma më shumë dhe do të jetë vetëm në interes të tezave të vetë shpekulimeve), por vetëm do të përpiqem të shpjegoj pse në fakt një shtet vendos të devalvojë valutën e saj dhe vallë hap i këtillë është i nevojshëm për Maqedoninë në këtë moment.

Tre arsye më të shpeshta se pse një shtet vendos të devalvojnë valutën e tyre janë këto:

 

  1. Qëllim: të stimulohet eksportimi

 

–Dobishmëri: Në tregun botëror produktet e prodhuara në një vend garrojnë me produktet e prodhurara në vende të tjera. Prodhuesit e automobilëve nga SHBA janë konkurentë me prodhuesit nga Gjermania, Japonia, Korea, etj. Nëse, për shembull, vlera e euros zvogëlohet në krahasim me dollarin, atëherë çmimi i automjeteve që i shesin prodhuesit europianë në tregun amerikan, në dollarë, do të jetë më i vogël nga çka qënë para devalvimit të euros. Nga ana tjetër, valuta më e lartë do ta bëjë eksportimin e vendit të caktuar më të shtrenjtë, përndryshe importin e produkteve të prodhuara në atë vend më të shtrenjtë për vendet që importojnë.

Me fjalë të tjera, eksportuesit bëhet më konkurentë në tregun global, importimi është i stimuluar, kurse destimuluar importimi pasi që do të devalvohet ndonjë valutë nacionale.

–Rreziqe: Së pari, për shkak të kërkimit të madh të produkteve nga vendi që devalvon valutën e saj, çmimi i këtyre produkteve do të fillojë të rritet, që në fund mund të sjellë deri në shkatërimin e efektit të parë të devalvimit. Së dyti, dhe vendet të tjera pasi që të shohin se një vend ka kryer devalvim për të stimuluar eksportin, mund ta bëjnë të njëjtën, dhe kjo të sjellë deri në luftë valutore ndërshtetërore e cila në fund sjell deri në rritjen e inflacionit në të gjithë vendet e involvuara.

Përndryshe, lirimin e eksportit si argument për devalvim e kanë përmendur deri më tani disa herë dhe subjektet ekonomike maqedonase, kryesisht lobi i eksportuesve të mëdhenjë, sipas të cilëve gjoja se kursi i mbivlerësuar i denarit është fajtori kryesor për eksportimin jokonkurent të prodhimeve maqedonase.

Kjo është pjesërisht e saktë. Produktet maqedonase nuk janë mjaftë konkurente në tregun botërore para së gjithash sepse kanë vlerë të shtuar relativisht të vogël, nivel të vogël të inovacioneve, hulumtimeve dhe zhvillimit, e jo sepse denari është i mbivlerësuar. Devalvimi mund të sjellë efekt afatshkurtë prej disa muajsh dhe realisht të rrisë eksportin, por nga denari më i dobët mund të kenë dobi vetëm ata eksportues që kanë komponenta relativisht të vogëla ose nuk kanë aspak në prodhimet e tyre (për shembull eksportimi i prodhimeve bujqësore, mineraleve, metaleve, etj.). Të gjithë të tjerët janë të varur nga importimi, kështu devalvimi njëkohësisht do tu shtrenjtojë lëndët e papërpunuara dhe repromaterialet, sepse do të shtrejtojë importin. Kështu, industria kimike, tekstile, industria për pjesë automobili (e cila për momentin është jashtëzakonisht e rëndësishme për eksportin maqedonas, kurse është e koncentruar në dhjetëra investitorë të huaj por edhe vendas zakonisht në zonat e lira ekonomike) dhe industritë të tjera të nvarura nga importi do të kenë prodhim të shtrenjtuar, që në fund vetëm do të shkatërojë efektin e valutës së devalvuar. Pa zgjidhur problemet strukturore në ekonomi, energjetikë, infrastrukturë, heqjen e doganave të panevojshe dhe të tjera, problemet e prodhimtarisë maqedonase do të mbeten dhe devalvimi i kursit nuk do të bëjë eksportimin konkurent në afat të gjatë.

Disa nga përfaqësuesit e sferës shkencore dhe monetare në vend angazhohen dhe për vendosjen e të ashtuqujturës kurs luhatës menaxhues të denarit në krahasim me valutat e huaja, në vend të kursit fiks aktual të devizave, me qëllim që të nxitet eksporti, por deri më tani Banka popullore qëndron fortë në strategjinë për mbrojtjen e kursit fiks dhe stabil të denarit.

 

  1. Qëllim: të zvogëlohet deficiti tregëtues

 

–Dobishmëri: Sapo të rritet eksporti dhe të zvogëlohet importi si pasojë e devalvimit, përmirësohet dhe bilansi pagues në shtet, përndryshe zvogëlohet deficiti tregëtues. Në fakt, deficiti tregëtues i vazhdueshëm nuk është diçka e jashtëzakonshme sot, kështu SHBA si dhe vende të tjera të zhvilluara dhe më pak të zhvilluara kanë deficit tregëtues konstant me vite dhe me dekada. Teoria ekonomike, megjithatë, thotë se deficiti i madh konstant tregëtues nuk është i përballueshëm në afat të gjatë dhe mund të sjellë deri në nievele të rrezikshme të borxheve të huaja të cilat kërcënojnë ekonominë. Devalvimi i valutës vendase mund të ndihmojë në përmirësimin e bilansit pagues dhe zvogëlimin e deficitit tregëtues.

–Rreziqe: Mirëpo, ky rezon ka dhe anën tjetër të monetës: devalvimi gjithashtu rrit ngarkesën e borxheve që një vend i ka ndaj kreditorëve të huaj, të denominuara në valutë të huaj, kurse të shprehura në valutën vendase. Ky është problem për vendet në zhvillim, të cilat kanë sasi të madhe të borxheve të denominuara në dollarë ose euro. Këto borxhe të huaja bëhen sa më të vështira për tu kthyer, që zvogëlon besimin e njerëzve në valutën e tyre vendore.

Besimi në valutën vendore në fakt do të ketë rrënie që në momentin e parë pasi që të publikohet devalvimi, përderisa qytetarët do të bëhen më të varfër për po aq përqind sa do të jetë dhe rrënia e kursit të valutës vendore.

Për shembull, nëse valuta maqedonase do të devalvojë në 75 denarë për euro siç shpekulohet këto ditë, që është për 22%, kjo domethënë se nëse rroga mesatare në vend është rreth  25.000 ose 406 euro, pas devalvimit vlera e saj në euro do të ishte vetëm 333.

Për po aq përqind do të shtrenjtohet dhe importimi i gjithë produkteve dhe shërbimeve në vend, kurse gjithashtu do të rritet dhe vlera e të gjithë kredive të marra nga qytetarët dhe kompanitë shumica e të cilave janë me klauzolë valutore, përndryshe të denominuara në euro. Kështu, nëse rata juaj mujore për kredi llogarit 5.000 denarë, tani do të llogarisë saktë 6.100 denarë.

Duke pasur parasysh se Maqedonia është vend mjaft i nvarur nga importimi, rritja e çmimeve të shumë produkteve dhe shërbimeve do të mund shumë lehtë të hapë spiralen e inflacionit, që do të ketë pasoja katastrofale në punën e bizneseve dhe standardit jetësor të qytetarëve.

Pikërisht për këtë, shpekulimet për devalvim eventual janë shumë të rrezikshme, siç vlerëson dhe Banka popullore, akoma më shumë që një pjesë e tyre ishin të lidhura me gjoja se vlerësime nga ana e institucioneve financiare europiane dhe botërore për nevojën e pashmangëshme për devalvim, dhe atë që në verë.

„Qytetarët duhet të jenë të qetë. Stabiliteti i kursit deviz të denarit ka qënë, është dhe do të mbetet prioriteti ynë. Ne garantojmë se denari është dhe do të mbetet stabil! Apelojmë për informim të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm si dhe kontrollimin e validitetit të burimeve të informatave. Çdo interpretim i gabueshëm i informatave, si dhe plasimi i informatave të pasakta dhe të pakontrolluara në lidhje me valutën vendore mund të krijojë efekte negative për ekonominë maqedonase.“, njoftuan këto ditë nga Banka popullore.

Si argumente në drejtim të kësaj deklarate për garantim të stabilitetit të denarit, nga BPRMV thanë se rezervat e devizave janë në nivel adekuat të lartë, që është garancion i konsiderueshëm për stabilitetin e kursit të këmbimit të valutës vendore. Në fund të prillit, ato llogarisin 3 miliardë dhe 159,6 milionë euro dhe krahasuar me marsin hasin rritje për 142,3 milionë euro. Niveli i tyre është thuajse dyfish më i lartë në krahasim me krizën e vitit 2008.

Plotësuesisht, Banka popullore ka në dispozicion një sërë instrumente me të cilat garanton se kursi i këmbimit të denarit ndaj euros do të mbetet stabil. Së tejmi, në projektimet e gjithë institucioneve relevante ndërkombëtare theksohet se niveli i devizave rezervë është dhe do të mbetet adekuat dhe se nuk pritet në asnjë mënyrë të kërcënohet stabiliteti i denarit.

As nga Banka popullore e as nga institucionet relevante ndërkombëtare nuk pritet rritje e normës të inflacionit, përndryshe nuk pritet rritje e çmimeve. Përkundrazi – në kushte aktuale inflacioni të cilat janë të papritura, si dhe gjatë zvogëlimeve të konsiderueshme të revizioneve të çmimeve importuese për shkak të shokut nga pandemia e kovid-19, sidomos të energjentëve, vlerësimet tregojnë për normë inflacioni për rreth 0% për vitin 2020.

Deficiti i llogarisë aktuale është në nivel të matur dhe sipas parashikimeve ai dhe më tutje do të jetë në nivel të matur, kurse borxhi i jashtëm do të mbetet në nivel të matur, pas zvogëlimit të tij në vitin e kaluar.
Sistemi bankar është stabil dhe sipas gjithë treguesve është i gatshëm jo vetëm të përballojë shokun nga kovid-19, por edhe më tej, në mënyrë të vazhdueshme të kërkojë mbështetje kreditore për ekonominë maqedonase dhe të kontribojë që ajo më lehtë të ballafaqohet me sfidat nga korona-kriza, shpjeguan nga Banka popullore.

 

  1. Qëllim: Të zvogëlohet ngarkesa e borxhit të jashtëm

 

–Dobishmëri: Një shtet mund të vendosë të devalvojë valutën e tij nëse ka borxh të madh të jashtëm për të servisuar. Nëse pagimet e borxhit janë me data fikse, valuta e dobësuar i bën në mënyrë efektive më të lira me kalimin e kohës.

–Rreziqe: Megjithatë, të përsërisim, kjo taktikë duhet të merret me rezervë. Shumica e vendeve në botë kanë ndonjë farë borxhi akoma të papaguar në një formë apo në tjetër, që mund të shkaktojë të ashtuquajturën „luftë valutore“, përndryshe rrethin magjik për devalvimin e vazhdueshëm të valutave nacionale në të cilin hyjnë vendet, kurse në fund shkaktohet më shumë dëm sesa dobi. Devalvimet gjeneralisht krijojnë papritshmëri në tregjet globale, në vijim dhe rrënie të tregjeve të kapitalit, pasurive dhe në fund recesione. Një shembull për atë se devalvimi jo gjithëmonë sjell efektet e dëshiruara është Brazili, valuta nacionale e së cilës humbi konsiderueshëm vlerën që nga viti 2011, por një sërë devalvimesh nuk mundën të kompenzojnë problemet ekonomike siç ishte rrënia e çmimit të naftës dhe lëndëve të tjera, si dhe skandaleve të korupcionit në vend. Si rezultat i gjithë kësaj, ekonomia braziliane hasi shkallë të dobët të rritjes, madje dhe negative, në periudhën prej vitit 2012 dhe së këtejmi, edhe pse deri në krizën financiare në 2008-2009 ishte mes ekonomive rritëse në botë.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.