Titulli origjinal: (Video) Ligji që dëshmon mashtrim zgjedhor, si statisticentët i kanë analizuar rezultatet zgjedhore në SHBA
Portali Reporter më 10 nëntor publikoi artikull me titull: (Video) Ligji që dëshmon mashtrim zgjedhor, si statisticientët i kanë analizuar rezultatet zgjedhore në SHBA. Në artikull transmetohet analizë statistikore e bërë nga disa ekspertë, përmes së cilës gjoja se vërtetohet se në zgjedhjet presidenciale në SHBA është bërë mashtrim me fletat e votimit. Gjatë kryerjes së studimit është përdorur Ligji i Benfordit. Ky ligj përdoret për identifikim të evidencave të rrejshme finansiare dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Portali nuk tregon burimin e tekstit, por me shumë gjasë është marrë nga portali serb Kurir.rs i cili e ka publikuar të njejtin tekst me titull identik, me 9 nëntor.
Portale të tjera që e kanë publikuar këtë lajm janë: mexpress.mk, info.mk.
Kjo dezinformatë u demaskua në detaje nga verifikuesi i fakteve Reuters.
Ligji i Benford thotë se në shumën e numrave me madhësi të mjaftueshme që shfaqen natyrshëm, shifrat e para të këtyre numrave (shembull “1” në “15”), nuk distribuohen në mënyrë të barabartë. Matjet me shifra të para më të ulëta ndodhin më shpesh: 1 është shifra e parë në pothuajse 30 përqind të kohës ndërsa me 9 fillojnë më pak se 5 përqind të numrave. Askush nuk e di saktësisht pse, por në shumicën e të dhënave, të cilat mund të jenë nga sasia e reshjeve të shiut deri te popullatat e qyteteve, numrat ndjekin ligjin e distribuimit të Benford. Devijimi i të dhënave nga Ligji i Benfordit shqyrtohet në fusha të tilla si financa, për të zbuluar nëse diçka nuk shkon, për shembull mashtrim, gabim ose deklarim i gabuar.
Në rrjetin social Facebook u publikuan disa postime, në të cilat aludohet në mënyrë të drejtpërdrejtë në faktin se kishte mashtrim në procesin zgjedhor. Disa nga këto postime u etiketuan nga Facebook si “Informacione pjesërisht të rrejshme” (këtu dhe këtu).
Walter Mebane, profesor në Departamentin e Shkencave Politike dhe Departamentin e Statistikave në Universitetin e Michigan, më 10 nëntor publikoi punim me titull “Zbatime të papërshtatshme të rregulloreve ligjore të Benfordit për disa të dhëna nga Zgjedhjet Presidenciale të SHBA 2020”. Vështrimi në këto burime, duke përdorur shifrat e para për numërim të votive të të dhënave nga Fulton Country, Georgia, Allegheny County, Pennsylvania, Milwaukee, Wisconsin, Chicago, Illinois, nuk thotë asgjë për mashtrim të mundshëm, pa u hetuar arsyet që qëndrojnë pas këtij njoftimi. Ndër të tjera, ai shkruan se: Kuptohet gjerësisht se shifrat e para të numërimit të votave në qarqe nuk janë të dobishme për një përpjekje për të diagnostikuar mashtrime zgjedhore.
Dr. Jennifer Golbeck, profesoreshë në Kolegjin e Studimeve Informatike në Universitetin e Maryland e cila është eksperte kur bëhet fjalë për Ligjin e Brenford, postoi në Twitter duke theksuar se pretendimet në publikimet e mediave sociale ishin të rreme, duke iu referuar tekstit të mësipërm.
Konkludim:
Shkalla në të cilën Ligji i Benford mund të përdoret si indikator i mashtrimit zgjedhor është debatuar nga akademikët, por zbatimi i rregullit për shifrën udhëheqëse të numrit të votave në popullatën lokale është problematik dhe devijimi i dukshëm nga ligji nuk mund të përdoret vetëm për të provuar mashtrim zgjedhor, thonë ekspertët.
Në shikim të parë, narracionet e këtilla duket se marrin anën e një partie politike, por në fakt është një narracion anti-SHBA. Dezinformatat e këtilla kanë për synim të japin një pasqyrë të keqe për SHBA edhe institucionet e saj.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT