Teoria e konspiracionit është njëra nga mekanizmat më të fuqishme të dezinformimit. F2N2 me kujdes i ndoqi artikujt që kanë të bëjnë me skenarët për Shqipërinë e Madhe duke u përpjekur t’i përcaktoj trendet përmes së cilave krijohen këto narracione.
Deklarata e ministrit shqipëtar për diasporë, Pandeli Majko, me 2 gusht të vitit 2018: “Duhet me hap kufirin midis Shqipërisë dhe Kosovës, kryeministri na tha që e ka marrë vendimin, më datën 1 janar fillon lëvizja e lirë midis Shqipërisë dhe Kosovës” u spinua nga ana e disa mediave serbe dhe maqedonase. Ata shkruan se nuk do të ketë kontrollë kufitare, duke e definuar këtë si një hap drejt Shqipërisë së Madhe.
Megjithatë, meqenëse përralla e heqjes së kufirit nuk doli që po funksionon dhe narracioni po zhdukej, ekziston edhe një përpjekje që përsëri në rend të ditës të sillet teoria e Shqipërisë së Madhe, kësaj rradhe, në dhjetor të vitit 2018. Vendimi që të vendoset sistem i kontrollit të përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë u paraqit si “heqje” e kufijve dhe hap drejt Shqipërisë së Madhe.
Ky narracion, përsëri u ripërtëri në fund të janarit të vitit 2019, pas deklaratës së Ministrit për punë të jashtme, Nikolla Dimitrov:„Shkëmbimi i territoreve, kufijve etnik janë koncepte të së kaluarës….në Evropën e bashkuar, kufinjtë janë në thelb të padukshme” duke iu referuar shkëmbimit të mundshëm të territoreve mes Kosovës dhe Sërbisë. Kjo deklaratë është keqpërdorur në tekst, titulli i të cilit thoshte: „PLANI PËR SHQIPËRI TË MADHE PO INTENSIFIKOHET: Ja pas çka po fshihet realizimi i idesë së „Shqipërisë së Madhe“.
Për çka bëhet fjalë?
Domethënë, të konkludojmë, në periudhën gjashtë mujore, vazhdimisht bëhen përpjekje nga ana e disa portaleve serbe dhe maqedonase, që ta mbajnë në „jetë “ narracionin se „Shqipëria e Madhe“ sa nuk është shpallur. Për narracion të këtillë, e shtembërojnë të vërtetën e heqjes së kontrolleve të dyfishta të kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe spinojnë deklaratat e politikanëve.
Kontrolli i përbashkët nënkupton lëvizje më të shpejtë të njerëzve, lëvizje më të shpejtë të mallrave, e kështu me radhë. Shkaku për një efikasitet më të mirë qëndron në faktin se në vend të dy procedurave administrative do të ketë vetëm një që do ta zbatojnë ekipet e përbashkëta të përfaqësuesve të të dy vendeve dhe do të ketë më pak agjenci të pranishme në pikën kufitare, etj. (Ju lutemi shqyrtojeni përvojën e Shqipërisë dhe Malit të Zi).
Deklarata e ministrit Dimitrov është në përputhje të plotë me vlerat evropiane, si dhe me të gjitha deklaratat që kontribuojnë drejt përmirësimit të marrëdhënieve fqinjore të Maqedonisë dhe Shqipërisë. Poashtu, fakt është që përcaktimi strategjik i të dy shteteve, Maqedonisë dhe Shqipërisë është anëtarësimi në BE. Prej këtu, arsyetohet dhe nevojitet bashkëpunim në fushën e kontrollës kufitare, siç është rasti ndërmjet shteteve të BE-së dhe shteteve të tjera.
Disa fjalë për praktikat e përgjithshme dhe përvojat botërore
Rasti më i njohur i kontrollit të përbashkët kufitar është “Marrëveshja për lehtësimin e transportit kufitar të mallrave dhe njerëzve nga viti 1999.“ Kjo është Marrëveshja midis Kamboxhës, Kinës, Laos, Mjanmarit, Tajlandës dhe Vietnamit. Fillimisht kjo Marrëveshje u negociua thuaja se 5 vjet dhe nuk i hoqi kufijtë, por stimuloi një lëvizje më efikase të njerëzve dhe mallrave, e që nga ana tjetër kontribuoi në rritjen e tregtisë midis këtyre vendeve. Duhet të theksohet se Marrëveshja u sponsorizua nga Kombet e Bashkuara. Me pak fjalë, heqja e kufijve parashikon unione midis shteteve, që do të thotë se Sistemi i Shengenit i vendosur në kuadër të BE është një mekanizëm i cili nuk mund të replikohet në bazë të ankesës së ndonjë politikani ose të ndonjë partie politike, por duhet bashkëpunim dhe përkushtim sa më i madh nga të gjitha shtetet e rajonit Përveç kësaj, vendet duhet të sigurojnë strategji të përbashkëta për kontrolle dhe mbikëqyrje të jashtme të kufijve, strategji për luftë kundër terrorizmit dhe trafikimit me njerëz dhe që është akoma më e rëndësishme t’i zbatojnë të njëjtat. Përveç kësaj, do të nevojitet BE dhe sistemi i saj Shengen t’i mbështesin tentativat e këtilla.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT