Autoritetet ruse janë përballur me kritika nga BE dhe Shtetet e Bashkuara si rezultat i dezinformatave në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Edhe pse Kremlini shpresonte se vlera e PR-it të misionit të ndihmës ruse në Itali do të ishte në gjendje të rishqyrtonte këtë problem në rritje me imazhin e Rusisë, komunikimet mbi shpërndarjen e ndihmave tani kanë filluar të shfaqin rezultate negative.

Dezinformatat e drejtuara kundër Polonisë dhe përpjekjet për t’i kërcënuar gazetarët italianë që të heshtin janë ndër shembujt e keqmenaxhimit të mesazheve nga Moska.

 

Objektivi: Polonia

Javën e kaluar, një raport i BBC-së i sfidoi mediat ruse që raportonin nga Italia, duke përfshirë dhe histori për flamuj të rusisë që zëvendësonin flamuj të BE-së dhe tingullin e himnit rus në rrugë. Por mediat pro-Kremlinit nuk ishin të vetmit në përhapjen e manipulimeve të tilla.

 

Më 23 mars, senatori rus Aleksej Pushkov e përdori ndihmën italiane për ta përhapur pretendimin e pasaktë se Polonia e ka refuzuar qasjen në hapësirën ajrore polake për aeroplanët rusë që shkonin drejt Italisë.

Tweet-i i senatorit më vonë ishte fshirë; por dëmi nga dezinformatat u bë sepse mesazhi arriti në mediat ruse, përfshirë mediat në internet të Tsargrad, KP (Komsomolskaya Pravda), RIA FANGazeta.ruMK (Moskovsky Komsomolets), Life.ru dhe Ukraina.ru (e cila, përkundër emrit të saj, përfaqëson një media e kontrolluar nga shteti rus, shiheni gjithashtu edhe foton më lart). Asnjë nga këto media nuk e korrigjoi pretendimin e pasaktë për Poloninë në botimet e tyre deri më 8 prill.

Kanali shtetëror ndërkombëtar “Sputnik“ fillimisht e transmetoi pretendimin e senatorit, por më vonë e ndryshoi historinë e tij, siç përshkruhet nga Polygraph.info.

Ambasadori i BE-së në Rusi Marcus Ederer e theksoi këtë incident si një shembull të dezinformimit në një intervistë më 2 prill. Në intervistën, ambasadori u bëri thirrje të gjithëve që “të luftojnë me koronavirusin, jo me të vërtetën“.

 

Objektivi: gazetarët italian

Javën e kaluar, e pamë zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, gjeneralmajorin Igor Konashenkov, i cili doli me kërcënime kundër gazetarëve nga gazeta italiane “La Stampa”, e cila në një artikull hulumtues e vuri në dyshim vlerën e vërtetë të ndihmës ruse.

Qeveria italiane iu përgjigj përpjekjes së kërcënimeve, duke theksuar se “liria e shprehjes dhe e drejta për të kritikuar janë vlera themelore të vendit tonë”.

Nënkryetarja e Komisionit Evropian për vlerat dhe transparencën, Vera Jourova, e shprehu solidaritetin e saj me gazetarët italianë që përballen me kërcënime nga ana e ushtrisë ruse.

 

 

Zbutja e dezinformimit të vetëbërë

Duke u paraqitur në një intervistë në televizionin shtetëror “One Russa” (Pervy Kanal), më 6 prill, Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko tha se: “Në fund të fundit, shumica tani thonë se ky është një virus natyror që i është përshtatur bashkëjetesës, me njerëzit. Unë nuk shoh asnjë arsye për ta dyshuar atë.”

Me fjalë të tjera, autoritetet ruse tani janë të detyruar të përpiqen ta zbusin dëmin e bërë nga ekosistemi i pro-Kremlinit, në të cilin dezinformatat për koronavirusin përfshijnë pretendime se ai është krijuar nga njeriu.

Në mënyrë të ngjashme, zëdhënësi i Këshillit të Federatës Ruse, Valentina Matvienko, u detyrua të kërkonte disiplinimin e senatorit Pushkov pas sulmit të tij mbi Poloninë.

 

“Zjarri miqësor

Shembujt e mësipërm tregojnë se në krizën aktuale, Kremlini po përjeton mungesa në dezinformimin dhe ekosistemin e ndikimit që normalisht i mbështesin politikat e tij.

Pas shumë viteve mbështetje në strategjitë negative të komunikimit, përfshirë dezinformata dhe “trolling”, autoritetet ruse tani po përpiqen të bëhen relevant në skenën ndërkombëtare si lojtarë të fuqisë së butë. Siç tregojnë shembujt për ofrimin e ndihmës italiane, këto përpjekje mund të minohen nga “zjarri miqësor” i komunikuesve manipulues brenda ekosistemit pro-Kremlin.

Në mënyrë të ngjashme, autoritetet ruse tani po zgjohen në realitetin ku audienca e vendit nuk mund të ushqehet me të njëjtin lloj dezinformata shpërqendruese të cilat përdoreshin në raste të tilla si rrëzimi i Fluturimit MH17 ose sulmi kimik në Salisbury, në Mbretërinë e Bashkuar: Pandemia e koronavirusit sipas natyrës është një problem global, dhe vetë Rusia rrezikon të bëhet objektiv i përpjekjeve tradicionale të pro-Kremlinit për të joshur dhe ngatërruar kur, siç e tha një ekspert rus në një intervistë për EUvsDisinfo, “bumerangu i informacioneve kthehet

 

Burim:EUvsDisinfo

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.