Nëse dezinformatat bëhen më efikase në ndikimin mbi opinionin publik dhe vullnetin e shummicës nga e vërteta dhe faktet, atëherë lufta mes informative dhe dezinformatave do të kalojë në luftë mes dezinformatave të ndryshme, njëra kundër tjetrës. „Dezinformatat tona“ kundër „dezinformatave të tyre“, dezinformatat të cilat na konvenojnë kundër dezinformatave të cilat nuk na konvenojnë. Kjo është një nga regullat bazë, të vërtetuara gjatë historisë, si për komunikimet dhe mediat, ashtu edhe për teknologjinë: efikasiteti mbizotëron, sidomos kur bëhet fjalë për luftë për pushtet dhe betejë interesash. Gjithçka më tutje mund të jetë vetëm përmirësim i efikasitetit, kurse lufta me dezinformatat do të jetë e mundshme vetëm me përdorim të dezinformatave në betejë kundër dezinformatave.
Kjo është e ardhmja e padashur e mundshme për të cilën na paralajmëruan shumë hulumtues dhe analistë. Sftiv Fuller në librin e tij „Post- e vërteta: Ditura si lojë pushteti“ (Post Truth: Knowledge as a Power Game, 2018), elaboron idenë se „ditura është në nvarësi nga strategjitë për të arrirë dhe mbajtur pushtet“. Nëse dezinformatat mbizotërojnë në „strategjitë për të arrirë pushtet“, atëherë ata do të diktojnë dhe „diturinë“ e cila duhet të mbajë atë pushtet.
Radioja, e cila për herë të pare mundësoi të transmetohet zëri i njeriut para publikut masiv, kishte rol kryesor në famshmërinë e Hitlerit dhe Musolinit, nëpërmjet empatisë së masave me fjalimet e tyre frenetike dhe idetë e nacizmit dhe fashizmit. Televizioni me dominancën e vizuelitetit selektiv të tij mbi të vërtetën, ishte mjet krucial për krijim të botës së polarizuar gjatë Luftës së ftohtë, si dhe në shkatërrimin e afërt të përgjakshëm të ish Jugosllavisë. Dezinformatat e disperzuara në rrjetin global dhe në internet kanë potencial të ngjajshëm për të krijuar ndryshime tektonike gjatë historisë. Radioja, televizioni dhe interneti, secila në fazën e vetë histroike, kanë pasur ndikim kryesor mbi atë se si do të krijohet pushteti dhe si do të kontrollohet dituara në funksion të atij pushteti.
Nëse analizohet për çfarë qëllimesh dezinformatat janë më efikase, atëherë në rrethin më të ngushtë të përgjegjive gjithsesi hyn potenciali i tyre për të polarizuar shoqërinë. Shpërndarja e dezinformatave të cilat nxitin jotelarncë, urrejtje dhe diskriminim u tregua si një nga mënyrat më efikase olr mobilizimin politik gjatë kësaj dekade. Këtë e dëshmojnë numër i madh i hulumtimeve mes të cilave dhe hulumtimi i univerzitetit të Oksfordit ku theksohet se „manipulimi i opinionit publik nëpërmjet internetit dhe rrjeteve sociale po bëhet kërcënim i madh për jetën publike“. Kryesorët në goditje janë besueshmëria në informata dhe vërtetshmëria e tyre, gjë që vulos procesin demokratik dhe vendimin e qytetarëve në shoqëritë e tyre. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon mbi kalimin nga lufta e argumenteve dhe fakteve në polarizimin dhe dobësim të mekanizmavme kontrollore të dhunës.
Sipas këtij hulumtimi, është dëshmuar prezenca e manipulimeve në 48 vende të botës. Në secilën nga këto vende është vërtetuar të paktën një parti politike ose agjencion qeveritar i cili përdor rrjetet sociale për të manipuluare me opinionin publik vendas. Më së shpeshti bëhet fjalë për përhapje të organizuar të dezinformatave gjatë zgjedhjeve dhe raste të rritjeve të krizave ku vendet të cilat ndjehen të rrezikuara nga dezinformatat dhe përzierje të jashtme kanë ndërmarrë kunër-aktivitetet. Nga viti 2010 dhe këtoj janë shpenzuar më shumë se gjysëm miliarda dollarë në hulumtime, zhvillim dhe implementim të operacioneve për manipulim të opinionit publik nëpërmjet mediave sociale.
Çfarë ndodh me Maqedoninë?
Në rastin e Maqedonisë, përdorimi i dezinformatave për polarizim të marrëdhënieve politike dhe ndëretnike, ka mbajtur vendin kryesor. Përhapja e dezinformatave është e shpërndarë në disa nivele, dhe për shkak të kulturës së ulët mediale, hiper-fragmentacionit të mediave dhe rrënia drastike në standardet gazetareske, ato gjetën tokë pjellore dhe u tregua si mjet mjaft efikas për polarizim ndërqytetar. Fokusi kryesor i dezinformatave ishin onlajn mediat, mirëpo për shkak të standardeve të ulëta profesionale dhe partizimi i mediave, një numër i madh i tyre qarkullonin edhe nëpër mediat e shtypura dhe elektronike. Sipas analizave hulumtues dhe shqyrtimit të serviseve lokale për monitorim të mediave dhe kontrollim të fakteve, qëllimet kryesore për përdorim të dezinformatave janë:
-rritja e polarizimit politik dhe qytetar
-rritja e tensioneve etnike/ndërfetare (primare mes Maqedonasve dhe Shqipëtarëve etnik)
-përforcimi i aktiviteteve nacionaliste-patriote dhe mbështetja e tyre
-dobësim të orentimit properëndimor të vendit
-pengim i marrëveshjes së Prespës dhe humbja e mbështetjes për të
-shkatërrim i eko-sistemit medial dhe shkatërrim i gazetarësi profesionale
-promovim i pseudo-shkencës, besimeve dhe teorive të konspiracionit.
Metodat e përdorura më së shpeshti për realizimin e këtyre qëllimeve përfshijnë mobilizim të grupeve lokale dhe mbështetës të organizuar nëpërmjet përdorimit të:
-Kriimit të „onlajn grupeve“ ose njësi në nivel të partive locale ose organizata dhe aktivitete të tyre të koordinuara në rrjetet sociale të famshme. Qëllimi i tyre është përforcim i propagandës së caktuar, nëpërmjet shpërndarjes dhe përhapjes së koordinuar, si dhe marrja në kontroll e diskutimeve në rrjetet sociale. Përhapja e dezinformatave të planifikuara zakonisht kryhet nëpërmjet publikimit masiv, shpërndarjes, pëlqimit, komentim, linkimit, etj. Ato mund të krijojnë famë të rreme, viralitet, histeri ose panikë morale. Në mënyrë opcionale përdoren dhe mundësite për reklamim për përforcim të përhapjes së mesazheve. Qëllimi përfundimtar është „hakimi“ i qëllimshëm i algoritmeve që përdorin rrjetet sociale dhe agregatorët e lajmeve dhe përmbajtjeve të tjera, nëpërmjet publikimit dhe shpërndarjes masive.
-Sulmet e koordinuara mbi individë ose grupe, si dhe krijimi i përmbajtjeve për defokusim nga tema ose problem të tjera. Sulmet e planifikuara dhe sistematike mbi individë ose grupe më të vogla kryhen nëpërmjet përqeshjes ose „trollimit’, sulme të drejtpërdrejta nëpërmjet gjuhës së urrejtjes ose lloje të ndryshme të sulmeve verbale dhe presioneve. Qëllimi I tyre është eliminimi I narracioneve të kundërta ose alternative dhe qëndrimeve të atyre të cilët I parqesin dhe I mbrojnë. Për këtë qëllim përdoren mjete të ndryshme nga inventari kolokvial local, të cilat shpesh vijnë në formë të gjuhës së urrejtjes dhe sulmimit vulgar verbal.
-Krijimi i boteve, përndryshe profileve të rreme, përmbajtje dhe llogari për përhapje dhe diseminim të onlajn propagandës. Profilet e rreme mund të jenë të kontrolluara nga faktor njerëzor ose të jenë tërësisht të automatizuara.
-Teknika për krijim dhe distribuim të „lajmeve të rreme“, nëpërmjet publikimit të përmbajtjeve tërësisht të rreme (tekste, fotografi, video) dhe distribuimi i tyre onlajn, ose manipulim me raste ekzistueme të përmbushura me dezinformata.
-Propagandë e targetuar, përndryshe përdorja e të dhënave të përpunuara nga rrjetet sociale ose dokumente zytare të drejt individëve, grupeve dhe institucioneve, të cilat mund të futen në kornizë, të dekontekstualizohen ose manipulohen në mënyra të tjera.
Për fat të keq në rastin e Maqedonisë u dëshmua se internet dhe rrjetet sociale janë mjete të shkëlqyeshme për informim, por mjete akoma më të mira për dezinformim.
Sead Xhigal
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT