Dhjetë shtete amerikane filluan me lehtësimin e masave për kufizim, që ishin si rezultat i KOVID-19. Pas disa javësh mbyllje për shkak të pandemisë së koronavirusit, SHBA ka filluar të hapet ngadalë. Plazhet dhe parqet publike përsëri po hapen për vizitorët. Kjo poashtu shkakton edhe shqetësim, për shkak të mbingarkimit. Berberët e parë filluan të punojnë, me maska të detyrueshme për fytyrën. Disa restorante tashmë janë duke u përgatitur për t’u shërbyer sërish klientëve.

 

Teksasi është një nga shtetet që ka vendosur të ndërmarrë një hap të tillë. Në këtë shtet do t’u mundësohet restauranteve, kinemave dhe bizneseve të tjera që të hapen, por ata do të duhet të kufizojnë kapacitetin e tyre në 25%. Alabama, Mejn dhe Tenesi do të lejojnë të përfundojnë rekomandimet për qëndrim në shtëpi.

 

Guvernatori i New York-ut njoftoi fillimin e pjesshëm të aktiviteteve të biznesit në 15 maj në disa pjesë të caktuara, ndërsa guvernatori i Connecticut pret që të riaktivizojë biznese të caktuara dhe hapësira rekreative nga 20 maj. Dekretet për të qëndruar në shtëpi në Michigan janë vazhduar deri më 15 maj, gjë që ka rezultuar me protesta.

 

Burim: BBC.com

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.