Titulli origjinal: MJEKTËT TË BEFASUAR: Dijabeti zhduket për 5 ditë, falë këtij recepti!
Mediat në vend shpesh ndjekin tekste të cilat propagojnë alternativën si zavendësim për mjekësinë. Në atë drejtim është edhe oferta e këtij teksti të publikuar në Infomaks me të cilin propagohet se dijabeti mund të shërohet për 5 ditë. Sipas tekstut recepti natyral magjik i cili shëron, përmban spanaq, karrota, mollë të gjelbër dhe selinë. Përmbajtja pihet në mëngjes, në bark të zbrazur, sipas udhëzimit në këtë tekst.
Link nga publikimi: Infomaks
Ky tip i dezinformatave është pjesë e trendit aktual të shpekulimeve të cilat fshihen nën perdhen e pseudoshkencës. Ky lajm përmban ilaç jokonvencional i cili nuk është i mbështetur me fakte shkencore dhe metodologji konvencionale të shkencës mjekësore zyrtare dhe praktikave.
Qëllimi i këtij teksti është të theksohet se dijabeti mund të shërohet lehtë dhe thjeshtë, pa asnjëfarë hulumtime mjekësore dhe terapi të cilat dalin nga rezultatet. Kjo është e gabueshme dhe e rrezikshme. Në tekst nuk është theksuar vallë kjo vlen për një tip të dijabetit apo pët të gjitha. Tipet e ndryshme të dijabetit kërkojnë dhe tretman të ndryshëm. Çdo pakujdesi e vogël mund të jetë fatale.
Nuk ekziston zgjidhje magjike për dijabetin. Dijabeti është gjendje kronike në organizëm. Sipas Federatës ndërkombëtare të dijabetit, numri i të prekurve nga dijabeti rritet, pritet deri në 2025 do të arrijë deri në 350 milionë.
Personat të cilët vuajnë nga dijabeti kanë vlera të larta të glikozës. Organizmi i tyre nuk mund të transmetojë glikozën në qeliza. Përderisa nuk trajtohet në mënyrë adekuate, dijabeti mund të shkaktojë komplikime. Komplikimet nga dijabeti zhvillohen ngadalë, përderisa nuk ndiqen me kujdes mund të ketë komplikime të rrezikshme si:
Dëmtim të shikimit
Infeksione të lëkurës
Goditje në zemër, çregullim i qarkullimit të gjakut në ekstremitete
Goditje në tru
Dëmtim të nervave
Dëmtim të veshkëve
Dijabeti diagnostifikohet lehtë. Me edukim adekuat, tretmane mjeksore dhe vëzhgim mund të prevenohet dhe kontrollohet.
Ekipi i F2N2 vlerson se shpërndarja e këtyre dezinformatave është e rrezikshme dhe paraqet joseriozitet dhe punë joprofesionale.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT