Ditëve platformat sociale u bënë vend në të cilin vazhdimisht udhëzohen ofendime drejt grave politikane dhe bartëse të funkcioneve publike, përqeshen me komente degraduese, plot me mizogjini, seksizëm, diskreditim dhe gjuhë të urrejtjes. Komentet e papranueshme drejtuar  pamjes dhe personalitetit të tyre janë kërcënuese, kurse komentet e tilla çojnë drejt nxitjes së urrejtjes dhe rrënimit të imixhit të tyre, por edhe kontribojnë në krijimin e marrëdhënieve nënçmuese dhe diskredituese drejt grave në diskursin publik si dhe grave në shoqëri në përgjithësi.

Më 18.06.2020 Milenko Nedellkovski  në profilin e tij në rrjetin social Facebook, publikoi postim me fotografinë në vijim:

Në këtë status me atë gjuhë ofenduese dhe vulgare tenton të diskriminojë Radmilla Sheqerinskën. Ky nuk është postimi i vetëm në të cilin ai diskriminon dhe ofendon gratë. Politikanet janë shpesh objektiv i tij.

Ofendimet drejt Sheqerinskës ishin pjesë e profilit të tij  edhe më 24.06.2020.

Më 22.06.2020 në profilin e tij u shfaq postim në të cilin ai në mënyrë vulgare tenton të degradojë Fatime Fetain.

Fatkeqësisht, Nedellkovski nuk është i vetmi i cili nëpërmjet rrjeteve sociale tenton të diskriminojë gratë. Shqetësimi seksual dhe mënyra e papranueshme e komunikimit drejt grave, bëhet shembull i keq i cili ndiqet.

Komenti i tij në Facebook profilin më 24.06.2020 në të cilin ai në mënyrë vulgare tenton të diskreditojë drejtoreshën e DAP, Sanja Llukarevska, u bë sfidë të cilën tentuan ta ndjekin dhe të tjerë.

Fjalorin vulgar drejtuar drejtoreshës së DAP, e shfrytëzuan shumica në komentet e tyre, me çka kontribuan në nxitjen dhe përhapjen e urrejtjes dhe diskriminimit drejt Llukarevskës nëpërmjet Internetit. Ky postim pahijshëm ka 320 shpërndarje në rrjetet sociale.

Rrjetet sociale dhe profilet e disa personave të caktuar, nuk janë të vetmet të cilat kontribojnë në ndërtimin e sjelljes diskriminuese drejt grave në diskursin publik. Fatkeqësisht, në krijimin e imixhit komunikativ drejtuar diskreditimit publik të grave, kontribojnë edhe disa portale.

Kështu për shembull, portali  Expres.mk më 25.06.2020 publikoi tekst me titull vulgar: MINISTRJA E FINANCAVE DHE „SEKS KOORDINIMI“.

Përkujtojmë se gjuha e urrejtjes, sipas kornizës ligjore në vend është vepër penale.

Në Ligjin për prevenim dhe mbrojtje nga diskriminimi ekziston dekret se „Shqetësimi dhe veprimi nënçmues paraqet lëndim të dinjitetit të një personi apo një grup personash që del nga baza diskriminuese dhe që ka për qëllim ose si rezultat lëndimin e dinjitetit të një personi të caktuar ose krijimin e mjedisit, qasjes ose praktikave kërcënuese, armiqësore, nënçmuese ose friguese.

Kjo është gjuhë e urrejtjes. Gjuha e urrejtjes duhet të sankcionohet.

Ekipi i F2N2 vlerëson se kjo mënyrë komunikimi në të cilën kryhet diskriminim gjinor është e gabueshme dhe e papranueshme. Diskriminimi dhe fenomenet negative në diskursin publik drejtpërdrejtë kontribojnë në krijimin e atmosferës në të cilën përqeshet pjesëmarrja e grave në jetën publike dhe gratë në përgjithësi. Gjuha e urrejtjes jo vetëm që është cënim i të drejtave të caktuara, por edhe lëndim i shoqërisë në tërësi. Komunikimi i këtillë krijon mjedis armiqësor dhe nënçmues për të gjitha gratë. Në shekullin 21 kjo është e papranueshme, por edhe e dënueshme.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.