PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: Dr. Grozdanova: Maqedonia do të marrë vaksina kundër covid-19 për vetëm 20% të popullsisë

Portali përdor faktin se prokurimi i vaksinave, si dhe vaksinimi, do të zhvillohet në faza, në mënyrë që të bëjë një pretendim manipulues në titull.Më 23.11.2020, portali Republika publikoi tekst me titull: Dr. Grozdanova: Maqedonia do të marrë vaksina kundër covid-19 për vetëm 20% të popullsisë. Duke iu referuar deklaratës së prof.dr. Aleksandra Grozdanova nga Fakulteti i Farmacisë në UKIM, e cila është kryetare e Komitetit të imunizimit, portali shkruan se marrëveshja me Kovaks mekanizmin, të cilën e ka nënshkruar vendi ynë, parashikon gjithsej sasi prej 800 mijë vaksina, gjegjësisht nga dy doza të vaksinës për gjithsej 400 mijëra persona.

Në tekst gjithashtu qëndron edhe deklarata e dr. Grozdanova për MIA: “Me 20 përqindëshin e parë parashikohet së pari imunizimi i grupeve të rrezikuara siç janë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe popullata e moshuar. Pastaj, natyrisht, planifikohet prokurimi i sasive shtesë të vaksinave për pjesën tjetër të popullsisë.”

Teksti me titull se vaksinat do të merren për vetëm 20% të popullsisë u publikua nga portalet Infomax dhe Veçer.

FAKT/E

Në përmbajtjen e tekstit transmetohet saktë deklarata e dr. Grozdanova për MIA, në të cilën thotë se me 20% e parë të vaksinave parashikohet së pari imunizimi i grupeve të rrezikuara, siç janë punonjësit shëndetësorë, të sëmurët kronikë dhe popullata e moshuar, ndërsa pastaj planifikohet prokurimi i sasive shtesë të vaksinave për pjesën tjetër të popullatës.

Sidoqoftë, titulli thekson se bëhet fjalë për vaksina gjoja vetëm për 20% të popullsisë. Prandaj, paraqet një shtrembërrim/spinim manipulues i deklaratës së dr. Grozdanova, e cili në mënyrë eksplicite deklaron se bëhet fjalë për “20% e parë” sepse pas kontigjentit të parë, planifikohet prokurimi i sasive shtesë të vaksinave për pjesën tjetër të popullsisë.

Duke folur për gjendjen e vendit tonë në procesin e kontratave të prokurimit në një intervistë të fundit për “360 gradë”, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, theksoi si vijon: “Rekomandimet e ekspertëve janë që së pari duhet vaksinuar grupet e rrezikuara – qytetarë të moshuar, pacientë kronikë, 20% të popullsisë së përgjithshme, që tashmë do të krijojë një lloj imuniteti që mund të ndryshojë pasqyrën e epidemisë në vendin tonë, gjegjësisht pandeminë. Kudo që të aplikohet, në cilindo vend, koncepti do të ishte i njëjtë. Ne kemi aplikuar për 400 mijë qytetarë, gjegjësisht 20% të popullsisë, tani për tani vlerësohet se ka nga 2 doza, që do të thotë 800 mijë vaksina të mbërrijnë në vendin tonë.”

Konkludim:

Titulli i tekstit është një përpjekje për të manipuluar publikun që synon nxitjen e pakënaqësisë dhe mosbesimit në institucionet shëndetësore, si dhe frikën dhe panikun se kinse do të prokurohet një numër i vogël i vaksinave dhe nuk do të ketë mjaftueshëm për të gjithë. Institucionet punojnë me përkushtim në ballafaqimin me koronavirusin dhe natyrisht në përpjekjet e tyre përfshihet edhe imunizimi i popullatës me vaksinë dhe përdorimi i të gjitha burimeve të mundshme në dispozicion të tyre për të normalizuar jetën, për të normalizuar sistemin dhe për të dalë nga kjo krizë sa më shpejt.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.