PËRSHKRIMI I DIZINFORMIMIT

Titulli origjinal: MENJËHERË TË NDALEN GJITHË MASAT PËR IZOLIM DHE KARANTINËMë 18 qershor, viti 2020, në web portalin DokazM është publikuar artikull me titull „MENJËHERË TË NDALEN GJITHË MASAT PËR IZOLIM DHE KARANTINË“. Bashkëlidhur qëndron fotografi nga dokument i cili njëherësh shpërndahej edhe në rrjetet sociale. Si shpjegim nën dokument qëndron teskt se Gjykata për të drejtat e njeriut, më 11.06.2020 u ka dërguar urdhër shteteve nënshkruese të Konferencës së Gjenevës „menjëherë të ndalin gjithë masat për izolim dhe karantinë në lidhje me koronavirusin.“ Gjithë masat e më tutjeshme ekzistuese të këtij lloji do të vlerësohen si „luftë psikologjike kundër popullit“, dhe të njëjtat do të hetohen, gjykohen dhe dënohen.

 

Linkun nga artikulli origjinal mund ta gjeni këtu.

FAKT/E

Bëhet fjalë për dezinformatë e cila nëpërmjet shtrembërimit të termeve të institucioneve ndërkombëtare krijon teori konspiracioni për gjoja se vendim nga gjykata për të drejta të njeriut.

Dokumenti adresuar deri te presidenti gjerman Frank Valter-Shtajnmaer, është “lëshuar” nga ogranizata joqeveritare  Gerichthof der Menschen – GdM  që në përkthim domethënë gjykata popullore. Mirëpo nuk bëhet fjalë për gjykatë reale si pjesë e qeverisë gjyqtare të një shteti, e akoma më pak gjykatë ndërkombëtare, por për “projekt” të disa organizatave të paqarta. Siç shkruan edhe partneri ynë nga rrjeti rajonal për kontrollim të fakteve raskrinkavanje.me, në faqen e organizatës, nuk ka asnjëfarë informatash për atë se kush janë ata, përveç asaj që janë vetë emëruar gjykatë e cila merret me zbulimin e cënimit të të drejtave të nejriut dhe cënimin e të drejtës ndërkombëtare. Kjo ogranizatë është partnere e të ashtuquajturit grupi Genesis  i organizatave në faqen e së cilit nuk ka shpjegim të gjerë për veprimin e tyre dhe verifikim për autenticitetin e punës së tyre.

Dokumenti i cili u përhap në gjithë rajonin, ishte lëndë demaskimi edhe nga kontrolluesi boshnjak i fakteve raskrinkavanje.ba. i cili gjithashtu vërtetoi se bëhet fjalë për dokument të rremë nga institucion gjyqtar joekzistues. Ata kanë zbuluar të dhëna se dokumenti është nënshkruar nga Mustafa Selim Surneli, antar në lëvizjen qytetare Reich. Antarët e kësaj lëvizje janë të lidhur me ideologji ekstremisht djathtiste, anti-semitike dhe naziste.  Ai është vetë emëruar “komesar i lartë për të drejtat e njeriut” , antar i “Bordit ekzekutiv të Qendrës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, “profesor për të drejtat e njeriut” dhe ngjajshëm.

Sa i përket institucionit që përmendet si botues i dokumentit, është shkruhar për ndonjëfarë Gjyqi për të drejtat të njeriut, përderisa në rajon është përmendur Gjyqi ndërkombëtar për të drejta të njeriut. Publiku duhet të dijë se ekziston Gjyq ndërkombëtar për të drejta i cili gjendet në Hag dhe është një nga organet ligjore të Kombeve të bashkuar, si dhe Gjyqi europian për të drejtat e njeriut i formuar nga ana e Këshillit Europian.

Pos asaj që bazohet në institucion joekzistues, nuk është e qartë për cilën “Konferencë të Gjenevës” mendohet në shkrim. Përkatësisht në të kaluarën janë nënshkruar marrëveshje të shumta në Gjenevë, kryesisht lidhur me përplasje konkrete ushtarake, përndryshe nënshkrim për paqe (si për shembull Marrëveshja e Gjenevës nga viti 1954 për ndalim të luftës në Indokinë.)

Termi më i ngjajshëm është Konventa e Gjenevës nga viti 1949 e cila është një nga themelet e të drejtës ndërkombëtare humanitare, e cila momentalisht numëron 194 vende nënshkruese.

Nga e lartëpërmendura, mund të vijmë në pëfundim se bëhet fjalë për lajm të rremë. Nuk ekziston gjykatë e tillë e cila ka lëshuar urdhër për ndalim të masave për izolim dhe karantinë.

Bëhet fjalë për manipulim të vetëdijshëm me publikun nga ana e individëve, qëllimi i së cilëve është nxitja e mosbesimit në institucionet e sistemit të cilat bëjnë çmos për të zvogëluar dhe menaxhuar numrin e të sëmurëve më koronavirus. Gjithë këto manipulime me publikime të rreme nxisin pakënaqësi dhe mosrespektim të masave për mbrojtje, kurse me këtë dhe shkaktohet dëm i madh në luftën me koronavirusin.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.