Titulli origjinal: Xhejson Miko publikoi dokument sekret: Memorandum për „Verioren“
Një pjesë e mediave maqedonase veçmë gjatë kohë ndërtojnë naracion të konspiracionit perëndimor kundër popullit maqedonas, identitetit, historisë dhe kulturës, si dhe kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në atë propagandë përdoret çdo material i cili mund të interpretohet si pjesë e konspiracionit të madh, pa u marrë parasysh vërtetshmëria e të publikuarës. Gjithsesi, nëse diçka duket si dokument zyrtar, akoma më mirë dhe më e besueshme. Kështu dukeshte kolumna e fundit e konzulit të shkarkuar nga Maqedonia e Veriut në Tuson, Arizona, SHBA, Xhejson Miko i cili meqë rra fjala ishte i angazhuar edhe si lobist i VMRO DPMNE-së në SHBA, kur kjo parti erdhi në front të Qeverisë maqedonase.
Miko kolumnën e tij e ka shkruar në formë të memorandumit nga Lewis Siffer I dërguar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkohet „demonizim„ të secilit që lufton për emrin Maqedoni dhe identitetin maqedonas. Kuptohet, kolumna është satirë dhe formë kritike drejtuar Qeverisë dhe kryeministrit Zaev për shkak të marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimet kushtetuese me qëllim të ndrimit të emrit të shtetit. Këtë qartë e shkruan edhe vet Miko në fund të kolumnës së tij.
Megjithatë, një pjesë e mediave maqedonase, të njëjtat që veçmë një kohë të gjatë shpërndajnë propagandë të bazuar në dezinformata për ndonjëfarë konspiracion të huaj kundër shtetit, këtë kolumnë e publikuan si dokument origjinal, „sekret„ të pranuar nga Qeveria.
Formën e memorandumit e përdorën për ti dhënë rëndësi vizuele „dokumentit„, pjesë e të cilit u publikua edhe si fotografi. Mediat që publikuan këtë lajm janë: Veçer, Republika, Publike, Markukule, Infomaks.
Publikimi i fotografisë dëshmon se këto media kanë qasje deri te kolumna origjinale dhe qëllimisht e heshtin pasusin e fundit i cili qartë tregon se dokumenti është fiktiv dhe satirë, i shkruar në stilin e shkrimtarit britanik nga shek. XX, C.S. Lewis.
Transmetimi i qëllimshën i këtyre dezinformatave serioze dëshmon se bëhet fjalë për propagandë të qëllimshme si pjesë e naracionit më të gjerë me të cilin akuzohen vendet perëndimore për konspiracion kundër Republikës së Maqedonisë së Veriut, kurse kryeministri Zaev është bashkpunëtori i tyre për të realizuar konspiracionin e tillë.
Publikimi i dezinformatës së tillë, me titull dhe vizuelizim të tillë, vë në hutim pjesë të madhe të lexuesve maqedonas, sidomos në kohtë të konsumimit pasiv të informatave pa verifikuar besueshmërinë. Këto media përdorin profesionin gazetaresk në mënyrë joprofesionale për shpërndarjen e propagandave politike të bazuara në fakte të shtrëmbruara në mënyrë drastike dhe informim të gabueshëm të publikut.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT