Dokumente për të cilat dyshohet se janë nga shërbimi i inteligjenës ruse nga fundi i korrikut përmbytën mediat pro-qeveritare sërbe, duke akuzuar ish presidentin sërb Boris Tadiq, dhe ish ministrin e punëve të jashtme Vuk Jeremiq për tradhti të lartë. Dokumentet të cilat në fillim i postoi Telegrafi sërb, i referohen një vizite të Jeremiç në Rusi, në tetor të vitit 2005. Sipas asaj që e postoi Telegrafi si përkthim i dokumentit, Jeremiç në emër të Tadiç i bën thirje Rusisë që të mos vëndojë veton ndaj Kombeve të Bashkuara në vendimet që çojnë në pavarësine e Kosovës.

Copë letre e paraqitur si dokument zyrtar

Gjëja e parë që do të vëreni kur do ta shikoni fotografinë nga dokumenti i postuar në mediat sërbe është se përveq që është e shënuar në gjuhën ruse, nuk ka asnjë vulë protokolli që e konfirmon vërtetësinë ose origjinën e dokumentit. Gjithçka është reduktuar në një copë letre, dhe redaksia e gazetës as nuk u përpoq të vërtetojë origjinalitetin e dokumentit. Tash për tash heshtje edhe nga ambasada Ruse në Beograd.

“Ace” për nacionalistat sërb

Postimi i Telegrafit në mënyrë maksimale u shfrytëzua politikisht nga fqinji verior. Ministri aktual i punëve të jashtme Ivica Daçiq kërkoi prokuroria ti dënoj Tadiq dhe Jeremiq për tradhti të shkallës së lartë. E gjithë kjo e bazuar deri më tash në një dokument jozyrtar për të cilin thuhet se është lëshuar nga shërbimi i inteligjencës ruse. Sa i përket kontekstit, Daçiq vjen nga partia e Slobodan Milosheviqit, i paditur nga Haga për krime lufte. Tadiq dhe Jeremiq nga ana tjetër ishin kundërshtarë të zjarrtë të politikës së Millosheviqit

Reagimi i Jeremiq

Pas kësaj vale reagimesh nga mediat  pro-qeveritare dhe zyrtarëve qeveritar, pasoi reagimi i shkurtër i Jeremiq në Twitter. Ai e hodhi poshtë dokumentin si gënjeshtër, dhe njoftoi edhe padi për Telegrafin sërb.

Standardet e dyfishta të Rusisë në Ballkan

Rusija disa herë në periudhën e fundit e fajësoi perëndimin se ndërhyn në politikat e brendshme të vendeve të Balkanit, sidomos Maqedonisë Veriore. Ministria e punëve të jashtme të Rusisë doli me reagim të ashpër gjatë kohës së procedurës të referendumit për emrin, me të cilën e fajësoi perëndimin për propagandë politike dhe ndërhyrje të ashpër në punët e brendshme të Maqedonisë Veriore. Megjithatë ndodhitë e fundit me dokumentat rus në Sërbi hapin dilemma serioze për atë se kush me të vërtetë përzihet në Ballkan. Autoritetet ruse duhet të japin shpjegime nëse dokumenti I postuar në mediat sërbe është autentik dhe a buron nga shërbimet e inteligjencës ruse. Nëse dokumenti është  autentik, si arriti deri te mediat sërbe. Kurse nëse nuk është autentik, përse lejojnë të përdoret shërbimi rus për grindjet politike në Sërbi. Sidoqoftë, në heshtjen e tyre autoritetet ruse vetëm ndihmojnë fushatën politike kundër politikanëve pro-evropian në Ballkan. Çfarë është ajo nëse nuk është ndërhyrje e ashpër në punët e brendshme  të vendeve të këtij rajoni?

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.