Marrëveshje fatale, edhe një katastrofë, katastrofa e radhës – këto janë vetëm disa nga titujt në mediat propagandiste Ruse dhe Ukrainase të cilat shprehën reagimin e tyre ndaj lajmeve se Ukraina do të ndërtojë deponinë e vetë për mbeturina bërthamore.

 

Ukraina u dakordua të skladojë mbeturina bërthamore nga Rusia, deponi për mbeturina bërthamore që duhet të ndërtohet në Çernobill, këto dhe lajme të tjera të shtrembëruara dhe gënjeshtra mbushën hapësirën informative në Ukrainë javën e kaluar. Ukraina është e obliguar të pranojë këto mbeturina bërthamore në dakordim me marrëveshjen për bashkëpunim nuklear të nënshkruar me Rusinë që në vitin 1993, pretendon edhe një medium.

 

Projekti për skladimin e mbeturinave bërthamore në Ukrainë nuk është projekt ndërtues për mbeturinat bërthamore ruse, në fakt, mbeturinat e vetme bërthamore që duhet të kthehen në Ukrainë nga Rusia janë ato që i krijuan qendrat bërthamore ukrainase. Për momentin Ukraina dërgon karburantin e harxhuar në gjithësej tre nga katër qendra operative bërthamore në Rusi për përpunim.   Vetëm një qendër bërthamore me seli në qytetin lindor ukrainas Zaporizhija ka kapacitet për përpunim dhe skladim të mbeturinave.

 

Gjithë artikullin mund ta lexoni këtu.

 

Burim: StopFake

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.