Liberalizmi perëndimor është i papranueshëm për Rusinë. Kremlini vërren gjithçka që mund të përdoret në propagandë të regjizuar shkëlqyeshëm kundër liberalizmit.

Shembulli më i freskët i nxili nxehu retorikën në mediat e ndërlidhura të Kremlinit është intervista e profesorit suedez. Nga kjo intervistë filloi përalla e rreme se profesori përfaqëson kanibalizmin si zgjidhje për ndryshimet klimatike.

Intervista e shkencëtarit suedez Magnus Shederlund, i cili i studion habitë e njerëzve është publikuar në kanalin televiziv suedez TV4 gjatë saemit në Stokholm në lidhje me „ushqimin e së ardhmes“. Kjo intervistë është emituar më 3 shtator. Pjesë e bashkangjitur e intervistës:

GazetariPor ju nuk e shihni këtë si diçka që do të… Nuk është si me instektet, që u bë mjaft e madhe dhe e famshme… Shumë flasin për atë; kuzhinjerë të famshëm flasin për të, duke sugjeruar se është e mirë për ndryshimet klimatike? Ju nuk e shihni këtë kur bëhet fjalë për konsumim të mishit të njeriut?

SoderlundJo, është e vështirë të thuhet. Edhe kur bëhet fjalë për instektet; nuk është aq e famshme sa mendojmë, të paktën jo në botën Perëndimore, edhe pse u bë bujë për të. Prap së prap, reth 2 bilion njerëz konsumojnë insekte regullisht, por ata nuk jetojnë në botën Perëndimore. Disa studime janë realizuar për të hulumtuar qëndrimin e njerëzve për instekte, dhe është e qartë se shumë pak prej tyre e konsiderojnë këtë si eksituese. Kurse mishi i njeriut do të kishte një prag shum më të lartë të neverisë.

GazetariSupozoj se duhet të jemi faleminderues…

SoderlundPor nëse vjen situatë ku me të vërtetë sdo mund të lëmë gur pa përmbysur duke marrë parasysh çështje të ndryshme klimatike dhe të qëndrueshmërisë, është me rëndësi të ngrihet kjo çështje.

Burim është EU vs Disinfo

Pikërisht kjo intervistë përdoret për përhapje të fakteve manipulative, të cilat më tej përdoren si mjet propagande. Faktet e rreme të përduorura si deklaratë e profesorit nga kjo intervistë përsëriten shumë shpesh, kështu që shumë persona besojnë se bëhet fjalë për gjë të vërtetë.

Magnus Shederlund nuk ka sugjeruar ose përfaqësuar kanibalizmin si zgjidhje për ndryshimet klimatike, gjatë intervistës më 3 shtator në kanalin televiziv suedez TV4. Në vend të kësaj, ai ka shpjeguar se hulumtimi i tij në këtë çështje ka pasur për qëllim të nxitë opinion në publik, dhe pastaj të maten linjat e kuqet të njerëzve në përgaditshmërinë e tyre të konsumojnë lloje të ndryshme të mishit.

Vetëm një ditë pas emitimit të intervistës, më 4 shtator, amerikanja Epoh Tajms ka artikull për kanibalizmin si zgjidhje të ndryshimeve klimatike. Në artikull theksohet se shkencëtari suedez qëndron për konsumim të mishit të njeriut në luftën kundër mungesës së ushqimit gjatë ndryshimeve klimatike. Autorja e tekstit thiret në intervistën e TV4 suedez. Pretendimi i shprehur, prap së prap nuk ka lidhëshmëri me deklaratën e profesorit. Shkrimi i Epoh Tajms nxiti disa shkrime dhe artikuj të tjerë mes të cilave edhe atë të Foks Njuz.

Më 5 shtator, Sputnik  publikoi artikull në të cilin thiret në deklaratën e profesorit për kanibalizmin si zgjidhje për ndryshimet klimatike.

Më 6 shtator përfshihen rrjetet sociale, Brejtbart Njuz tviton në këtë temë. Përveç tvitit, artikulli qëndron edhe në veb sajtin e tyre.

Gjithë këto publikime e paraqitën Shenderlundin si përfaqësues të tezës për kanibalizëm si zgjidhje për ndryshimet klimatike. Mirëpo, në realitet, kjo thjeshtë nuk është e saktë.

Ejms Savixh, drejtori ekzekutiv dhe  botues i „Lokal“, rrjet i veb-faqeve për lajme në gjuhën angleze në Europë me seli në Stokholm, e siguroi përkthimin e pjesëve më relevante të intervistës për TV4, duke shtuar se nuk do të ishte e saktë të thuhet se Sherderlund „Qëndron“ për kanibalizëm në vërrejtjet e tij.

Sipas kontrolluesit të fakteve, ja dhe përgjigja të cilën profesori u dërgoi në mejl për pyetjet e tyre në lidhje me publikimet se ai qëndron për kanibalizëm si zgjidhje për ndryshimet klimatike:

Publikimi i Sputnik, përsëri është përdorur për skenarin e Kremlinit. Mediat ruse e fillojnë retorikën e tyre propagandiste. Më 10 shtator publikohen  “Swedish Scientist Suggests Cannibalism to Fight Global Warming”; “‘I Would at Least Like to Try’: Swedish Scientist Calls for Eating Dead People” . Më 11 shtator është publikuar  “Calls in Europe to Violate the Prime Moral Taboo” . Filloi narracioni se shkatërrimi moral i perëndrimit fillon pikërisht me shkencëtarin nga Suedia. Insajderi Rus pregatiti një analizë të tërë për storjen.

Sulmi kryesor i propagandës së Kremlinit është rumbullaksuar në shfaqjen televizive nga protagonisti i tyre kryesor Dimitri Kiselinov. Ai thekson: „Koncepti për „mëkatin“ është anuluar në liberalizëm. Mangësitë u kthyen në virtyte. Tani na shërbejnë: copë hunde ose vesh, e shijshme në hell… Dhe ndërkohë që kënaqemi në gjithë këtë, zgjidhim çështjen për sigurim të burimeve të qëndrueshme për ushqim të njerëzimit dhe shpëtojmë planetin nga nxehja globale. Bëhuni të vetëdijshëm, hani njëri tjetrin! Të jemi seriozë: arrimë në fund të rendit. Nën flamurin për përparim, ata na sugjerojnë të degradohemi në egërsira.“

Narracioni dezinformativ në mënyrë intenzive ndërtohet me qëllim që të nxitet eksplozion emotiv kundër liberalizmit.

E vërteta është se profesori Shederlund nuk përfaqëson ose sugjeron kanibalizmin si zgjidhje për ndryshimet klimatike në intervistën televizive për suedezen TV4. Në fakt, ai vetëm ka folur për të, duke shpjeguar se hulumtimi i tij përfshin parashtrimin e pyetjes për të. Ai personalisht ka hedhur poshtë pretendimet se qëndron ose sugjeron kanibalizëm, duke treguar se vetëm ka notuar përgjigjen e publikut në perspektivën teorike për konsumim të mishit të njeriut.

logo

FINANCOHET NGA

sponsor

Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.

PARTNERËT

sponsor
© 2024 F2N2.