Platformat sociale Fejsbuk, Viber dhe WhatsApp këtyre ditëve u vërrshuan nga dezinformata në të cilën UNICEF është vendosur si burim. Dezinformata u shpërnda masivisht. Manipulimi u gjet edhe në disa portale të cilat kanë numër të madh të ndjekësve: Porta.mk, Semesinapovo.
UNICEF apeloi se është dezinformatë, duke theksuar se bëhet fjalë për dezinformatë e cila është e kundërt me këshillat e ekspertëve shëndetësorë. Në njoftimin e tyre nga UNICEF theksuar se gjithë informatat të cilat i plasojnë janë të disponueshme në linkun në vijim. Që të shmanget përhapja e manipulimeve, nga UNICEF MK apelojnë se informatat në lidhje me COVID-19 është më mirë ti fitoni nga burime të besueshme, për shembull Ministria e shëndetësisë, Instituti i shëndetit publik, UNICEF dhe Organizata shëndetësore botërore.
„Përhapja e dezinformatave në kohë të krizës shëndetësore bën që njerëzit të jenë të pambrojtur dhe më të ndjeshëm nga sëmundja, kurse në mënyrë plotësuese përhap paranojë, frigë dhe stigmatizim.“- qëndron në reagimin e tyre.
Kontrolluesi i fakteve factcheck.afp.com më 10.03.2020 veçmë shkruante për këtë dezinformatë. Edhe shërbimi publik britanik më 08.03.2020 gjithashtu shkruante për këtë dezinformatë si pjesë e narracioneve manipulative në lidhje me COVID-19.
Ministria e shëndetit apelon që qytetarët gjithë informatat ti kërkojnë në faqen e tyre e cila është në dispozicion dhe vazhdimisht plotësohet me të gjithë detajet të lidhura me COVID-19 (korona virus).
Gjithkush që përhap të pavërteta për COVID-19, mund të fitojë kallëzim penal për përhapje të lajmeve të rreme në bazë të Ligjit penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka vijon dhe përgjegjësi serioze penale.
E përkujtojmë publikun të bëjë kujdes në burimin për lexim, mirëpo të jetë edhe përgjegjëshme dhe të kontrollojë, para se të shpërndajë dezinformatat nëpërmjet rrjeteve sociale.
FINANCOHET NGA
Ky projekt u financua pjesërisht përmes një granti të Ambasadës së SHBA. Mendimet, gjetjet dhe përfundimet ose rekomandimet e shprehura këtu janë të zbatuesve/autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA.
PARTNERËT